Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës është transformuar nga një hapësirë e vjetur dhe e amortizuar në një qendër të denjë me hapësira moderne.
Kjo qendër është një hapësirë miqësore për rreth njëmijë fëmijë të cilët mësojnë art, teknologji dhe sporte tavoline si ping pongu.
Në këtë qendër zhvillohen kurse kërcimi, murse pikture, kurse muzike dhe matematike apo kompjuteri dhe gjuhësh të huaja, klasa shahu etj.
Qendra ka rilindur dhe mjediset e saj janë bërë më atraktive për njerëzit të cilët tashmë nuk do kenë më frikë apo do rezervohen për të sjellë fëmijët e tyre aty.
Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e djeshme mjediset e Qendrës Kulturore në prani të kryebashkiakes Emirjana Sako. A.K./TemA
Ai investimi i 400 parkimeve ka lezet. E nderon qeverine e burrit te Lindes.