Agim Vinca: Po rrezikojmë të shuhemi, nuk ka më dashuri për shqiptarinë

22 Prill 2024, 08:34Kulturë TEMA

Agim Vinca: Po rrezikojmë të shuhemi, nuk ka më dashuri për

Agim Vinca poet dhe studiues i letërsisë shqipe mendon se shqiptarët nga një popull ksenofob, që e cilësonte diçka të jashtme rrezik për vendin, tashmë është kthyer në një vend ksenomaniak, që e do të huajën më shumë se të vetën. Ky është një fenomen shumë i rrezikshëm, thotë profesori, që po zbeh identitetin e shqiptarëve.

“Unë mendoj se emri është shumë i rëndësishëm. Ky problem shtrihet jo vetëm te emrat personalë të fëmijëve, pasardhësve, por edhe te emrat e kafeneve. Po ju tregoj edhe një rast tjetër. Isha në një lokal shumë luksoz në stadiumin Air Albania.

Kur erdhi kamerieri, numëroi 10 lloje birrash edhe japoneze madje, por kur e pyeta për birrë shqiptare rrotulloi sytë. Jo tha, asnjë birrë shqiptare nuk kemi. E vetmja birrë që njoha ishte Heineken. Por si mundet një lokal në mes të Tiranës të mos ketë një birrë shqiptare?

Kjo tregon se jo vetëm që nuk e duam prodhimin tonë, por po dëmtojmë edhe ekonominë tonë. Dëmtojmë edhe imazhin. Sepse turistët e huaj kur vijnë në Shqipëri nuk duan Heineken, sepse atë e pinë në Gjermani, por duan birrë shqiptare.

Jua përmenda këto shembuj për të provuar në një farë mënyrë tezën time, se shqiptarët nga një popull ksenofob, të mbyllur ndaj gjërave të huaja të cilat i quanin rrezik për vendin, tani, janë kthyer në një popull ksenomaniak, që e duan të huajën më shumë se të vetën. Dukuri të tilla e zbehin imazhin dhe identitetin e shqiptarëve si komb.

Nuk veprojnë kështu të tjerët. Ne si gazetarë, studiues, shqiptarë, si njerëz kemi për detyrë ta afrimojmë gjuhën tonë, identitetin tonë, t’i tregojmë botës kulturat tona. Dhe jo të kemi kompleksin e inferioritetit.”,-  u shpreh profesor Vinca në një intevistë për Dritare TV. A.K./TemA

 

10 Komente

  1. i
    ilirian

    Ke shumë të drejtë dhe fillon nga gazetarët që përpiqen me çdo mënyrë të tregojnë sa të kulturuar janë duke përdorur fjalë të huaja edhe ku aty shqipja ka fjalët shumë herë më të bukura e më shprehëse se ato të huaja duke harruar që i kulturuar është ai që njeh gjuhën e vet kulturën e vet të shkuarën e vet, kjo mund të jetë edhe e paguar nga ata që përpiqen me të gjitha mënyrat të na bëjnë të harrojmë kush jemi ...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Kjo quhet pabesi,i pafe e pafytyresi sunitesh....te vetmasturbohemi si "evropiane" ,"Americane" etj por kurresesi si.... tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit!!!

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        Dole ti kurva e Turqise? Ik se te presin dashnoret me rrocke ne dore. Ky palo profesor na qenka shqetesuar se perse nuk pijne birren e vendit shqiptaret. PErvec birres se Korces, te tjerat jane sikur me pi shurre. Shqipot e duan mallin e mire dhe kjo nuk d.m.th. se po zhduket shqiptaria.

        Përgjigjjuni
    2. G
      Go West

      Ke te drejte plotesisht! Sa per birren shqiptare, per fatin e keq te shqiptareve e ka zaptuar Fania i Likes, si shume e shume gjera te tjera. Sidoqofte, krejt qortimi i Juaj, eshte i vyer.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqip fare

        Keni shumë të drejtë profesor. Politika në vend ka ndihmuar për këtë fenomen.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Li

          Lokalet e politikaneve hajdut jan ç’far pret ti. Korupsioni hajduteria ka shkaterur ç’do vlere ne ate vend. Shkak ata jan qe njerzit po largohen. Mbasi kan vjedhur pronat tani gerthasin pse po ik rinia se i duhen per argat se femijet e tyre i kan çuar me studime jasht ca i kan seksere ne Shqiperi. Farë e felliqur.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Baliu

            Agimo da Vinca e paske zbuluar rroten. Me shkuarjen e juve legen-dave do te mbaroj shqiptaria! Dem qe tash ajo piramida e Tiranes eshte kthyer ne qender teknologjike, ska me vend per "faraona te shqiptarise".

            Përgjigjjuni
            1. J
              Josifi

              Si mund të nxjerresh konkluzion kaq madhor nga përgjigja e një kamarieri?Sa lehtë e shesin fytyrën disa pseudo intelektualë!

              Përgjigjjuni
              1. s
                shqip

                Josifi dhe Baliu-keni thene fjale me vend. Pirja e nje birre te huaj, apo cdo gje tjeter qe lidhet me shijet e nje individi apo shoqerie, nuk ka aspak te beje me qenien apo zhdukjen e identitetit te nje kulture apo populli. Dikur degjonim ne fshehtesi kenget italiane apo shikonim televizionet e huaja. Kete nuk e benim nga qe nuk donim identitetin apo kulturen tone kombetare.

                Përgjigjjuni
              2. E
                Erdogan

                Shqiptaria zoti Agim (Avgi greq) eshte nje combination midis ish Epiroteve te turqizuar dhe Epiroteve qe nuk u turqizuan. Kete e tregon fare qarte (certo ital) qe me krijimin (criate angl) e Skolios (shkolle "shqip") se pare Albanese kishte vetem Greke dhe Turke. Sipas Documentave historike ishin rreth 1450 Greke ne Vorio Epirin e Kaurrit te Derrit Jeorgios Kastriotis dhe rreth 960 turke. Sa per Istitucionet fetare as qe behet fjsle per "Shqiptare". Ishin vetem Greke Orthodhokse Greke dhe Arabe. Ndertimi i mijera Xhamijave ne Vorio Epir nga Genitcarot e turqizuar qe u convertuan ne Alvanosa apo Arnaute tregon qe Feja e turkoalvanosave eshte Arnautia.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje