Intervista: Momenti më i vështirë i Helena dhe Ismail Kadaresë

21 Prill 2024, 20:30Kulturë TEMA

Intervista: Momenti më i vështirë i Helena dhe Ismail

Bashkëshortja e Ismail Kadare, Helena Kadare në një intervistë për emisionin “Interview” në Euronews Albania, ka treguar momentin më të vështirë që kanë përjetuar së bashku me shkrimtarin e njohur.

Kadare theksoi se kishin frikë se do i internonin për shkak të veprave të publikuara të Ismail Kadaresë.

Mes tjerash ajo theksoi se Kadarenë e çuan në Myzeqe për të bërë punë krahu por që ky i fundit nuk pranoi kurrë të punonte ashtu.

“Momenti më i vështirë që kemi kaluar bashkë ka qenë Plenumi. Kishim frikë internimin.  Ishte një gjë shumë e fortë, pikërisht për “Pallatin e Ëndrrave”. Ajo ishte një pjesë, dhe kur doli libri nuk pati asnjë kopje që të shitej sepse ishte vjedhur në shtypshkronjë. Më pas u bë një ribotim i shpejtë dhe u përhap menjëherë. Ky ka qenë momenti më i vështirë. Më pas Ismailin e thirrën në Komitetin Qendror. Kadare bëri një autokritikë shumë të fuqishme duke thënë se armën që më dha partia ia drejtova partisë. Më pas atë e çuan në atë fshatin në Myzeqe”-tha ajo.

1 Komente

  1. S
    Sadiu

    Sa pa moral janë këta lëpirsat e Enver Hoxhës, sa trima tregohen pasi kanë ngrënë të paktën 25 vjet pjatat me pilaf që ja u shtronte Nexhmia. Të paktën është ai komisioni i Saliut tu japin shpërblimin e vuajtjeve nga internimi në pallatin më të mirë në qendër të Tiranës që tani këta të mallëngjyer e poetit të madh ja kthyen në muzeum. Kjo të bënë që e në rast se kam lexuar ndonjë fragment nga Malua më vjen ta vjell. Ik o Eleni e përkëdhelura e sistemit komunist.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje