Sir Andrew Davis: Dirigjenti i orkestrës së BBC ka vdekur në moshën 80 vjeçare

22 Prill 2024, 13:48Kulturë TEMA

Sir Andrew Davis: Dirigjenti i orkestrës së BBC ka vdekur në

Dirigjenti Britanik Sir Andrew Davis, që performoi me shumë nga orkestrat më të njohura në botë ka vdekur nga leuçemia në moshën 80 vjeçare.

Sir Andrew ishte një nga kompozitorët që ka shërbyer më gjatë në orkestrën simfonike të BBC.

Ai ishte gjithashtu një figurë e njohur në koncertet e BBC në Londër që viheshin re për fjalimet e tij humoristike.

Agjenti i tij e konfirmoi vdekjen duke thënë se “Jetoi një jetë të jashtëzakonshme, të pasur dhe me shumë kuptim.”

Ai tha se shumë do ta kujtonin Sir Andrew dhe karrierën e tij për një kohë të gjatë. Homazhet për Sir Andrew kanë përmbytyr rrjetin pas lajmit të vdekjes së tij.

Në një deklaratë për “X”, më para Twitter, Opera Mbretërore shkroi që “jemi të trishtuar të dëgjojmë për vdekjen e dirigjentit Sir Andrew Davis.

“Në një karrierë që zgjati rreth pesë dekada, ai ishte lideri artistik i shumë prej institucioneve të njohura në botë të operas, përfshirë këtu Orkestrën e BBC dhe Korin dhe Glyndebourne.

Lindur në 1944 në Hertfordshire, Sir Andrew studio në Royal College of Music dhe King’s College, Cambridge kur filloi për organo përpara se të diplomohej për dirigjent. Ai performoi një repertor të gjerë prej Kontemporanes te Barokja. A.K./TemA

Lini një Përgjigje