“Iknim, ktheheshim gjithmonë”, ky është dhe titulli i ekspozitës meksikano shqiptare që po befason vizitorët në Pavijonin e Meksikës në Bienalen e Artit në Venecia.
Një video-instalacion që paraqet familjen Doda, familje shqiptare e emigruar në Itali prej 30 vjetësh, në një moment idilik dhe nostalgjik, që luan me konceptin e “rikthimit të përjetshëm”, koncept filozofik ky që vjen që nga lashtësia greke, mes objekteve të gërryera nga koha.
Filmi poetik i shoqëruar me punime skulpturale të artistit meksikan Erick Meyenberg dhe ndërhyrjen koreografike “Mbi relievet e një kohe” nga “was bleibt kollektiv”- Gentian Doda” krijuan një eksperiencë imersive dhe të paharrueshme për të pranishmit.
Kuratorja e ekspozitës është Tania Ragasol dhe producent artistik Roberto Velasquez. Performues janë Rosella Pellicciotti, Fjorald Doci, Julien Klopfenstein dhe kostumografia u dizajnua nga Ardi Asllani. A.K./TemA
Lini një Përgjigje