
Artistja Doruntina Kastrati është përfaqësuesja e Kosovës në Bienalen e Artit që po zhvillohet momentalisht në Venecia. Ajo u shpërblye me çmimin “Mirënjohje e veçantë”.
Instalacioni që është një punë ekipore titullohet “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës” dhe përbëhet nga katër skulptura ku trajtohet puna e grave dhe pabarazia në vendin e punës në kuadrin e ekonomive të parregulluara dhe kaotike.
Duke u nxjerrë nga rrëfimet në vetën e parë të nënës së saj dhe grave të tjera që punonin në një fabrikë të ëmbëlsirave turke në Prizren, Kastrati interpreton përvojat e grave të largimit në industritë e lehta pas Luftës së Kosovës 1999.
Instalacioni shoqërohet nga audio efektet e dizajnuara nga Paul Hauptmeier dhe Martin Recker. Ekspozita që vjen në edicionin e 60të të Bienales ndërkombëtare të artit në Venecias është kuruar nga Erëmirë Krasniqi. A.K./TemA
Lini një Përgjigje