Teatri i Operas çel dyert për muzikën baroke, zhvillohet koncerti "Trio italiano di ance"

24 Prill 2024, 07:53Kulturë TEMA

Teatri i Operas çel dyert për muzikën baroke, zhvillohet

Në Teatrin e Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor u zhvillua koncerti “Trio italiano di ance” që mblodhi dhe njëherë bashkë nostalgjikët e muzikës së viteve 1900.

Në Hollin e Koncerteve të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ishin të pranishëm artistë nga të gjithë llojet, artdashës vendas dhe të huaj.

Tre instrumentistët në oboe, Stefania Mercuri, në klarinetë Roberto D’Urbano dhe në fagot Ernesto Gilio interpretuan pjesë nga kompozitorë të njohur si Henri Tomasi, Charles Huguenin, Darius Milhaud, Jaques Ibert.

“Trio italion di ance” zhvillohet në kuadrin dhe vazhdën e koncerteve të organizuara për festivalin “AIba” kushtuar muzikës baroke. A.K./TemA

Lini një Përgjigje