"Më pyesin ku je" është produksioni më i ri nga Teatri Kombëtar Eksperimental

25 Prill 2024, 13:33Kulturë TEMA
"Më pyesin ku je" është produksioni më i ri nga

“Më pyesin ku je” është projekti më i ri në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ai është një monolog nga Dardana Byrdyna.

Teksti dhe skenografia janë të Albert Dedes. Shfaqja do të vijë në data 27 dhe 28 Prill në orën 20:00.

“Më pyesin ku je” është një tekst që ka si pikësynim të vërë spektatorët, përballë një argumenti përjetësisht aktual dhe të domosdoshëm për të gjitha kohërat; atë të kondicionit të lirisë.

Një dimension i njëjtë për te gjitha shoqëritë njerëzore, për nga rëndësia “ekzistenciale” edhe pse e përjetuar nga mijëra sfumatura zhvillimesh historike dhe formash të të ndjekurit të saj. Liria nuk varet vetëm nga dëshirat dhe mundësitë për ta ushtruar.

Vendi ku ajo stabilizohet fillimisht është koshienca,e cila që na bën të reflektojmë mbi aksionet tona. Aty marrim ndërgjegjësimin e identitetit tonë, e dinjitetit, e të drejtave dhe detyrimeve tona. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje