Promovohet sot në Bibliotekën Kombëtare "Libri i Blamit" i Aleksandër Tisma

26 Prill 2024, 10:31Kulturë TEMA
Promovohet sot në Bibliotekën Kombëtare "Libri i

Ditën e premte, 26 prill, ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare, salla “Sotir Kolea” do të promovohet “Libri i Blamit” nga Aleksandër Tisma.

Libri është përkthyer nga përkthyesi i shkëlqyer shqiptar Ben Andoni që njihet ndër të tjera dhe si opinionist apo për përkthimin e Danilo Kis.

Në këtë event do krijohet mundësia të diskutojmë mbi letërsinë ballkanike, njohjen që kemi rreth saj, autorët dhe përkthyesit që na mundësojnë këtë njohje, duke pasur në fokus një nga autorët më të mëdhenj të gjuhës serbe.

Letërsia ballkanike dhe marrëdhënia që kanë shtetet me njëri tjetrin është një tokë shumë pjellore për letërsinë që shfrytëzon këto mite ku jo pak vendet e afërta shfaqen si bisha fantastike kërcënuese. Megjithatë marrëdhëniet mes shteteve kanë evoluar tashmë në një pranim të tjetrit. A.K./TemA

Lini një Përgjigje