
Në Teatrin e Durrësit deri me datën 28 Prill në orën 19:00 do të shfaqet “Martesa me kushte”, një komedi kjo nga Dario Fo me regjisor Altin Bashën.
Një grua në depression, e zhgënjyer nga tradhëtitë e vazhdueshme të bashkëshortit të saj dhe një burrë i cili mendon se “martesa me kushte” është një domosdoshmëri për kohën tonë, ku secili nga partnerët nuk është i detyruar të jetë besnik janë personazhet e kësaj komedie.
Partnerë që kërkojnë “shkëndija të tjera” dhe “pasione” jashtë rrethit familjar janë grimcat e kësaj komedie që na ngecin në fyt për të na ngacmuar por edhe për të na bërë të qeshim.
Në role kryesore janë Olta Daku dhe Gazmend Gjoka jo vetëm për ti bërë një shërbim komedisë por për të dhënë e përçuar një mesazh social në lidhje me sa qesharake duket, edhe në art, një jetë boheme, apo një jetë e fshehtë mashtruese. A.K./TemA
Eshte bere e modes ne shqiperi.