SHKODRA/ Sot edicioni i gjashtë i Swing Marathon

27 Prill 2024, 10:40Kulturë TEMA
SHKODRA/ Sot edicioni i gjashtë i Swing Marathon

Ditën e sotme, me 27 Prill do të kthehemi në kohë, do të kthehemi në vitet e arta të muzikës Jazz, vitet ’40 ’50.

Zhvillohet edicioni i gjashtë i swing marathon nga Hemingway Fun Club Albania dhe qyteti i Shkodrës ka ekskluzivitetin.

Festimet do të zhvillohen në Bulevardin “28 Nëntori” po treni si gjithmonë ka festën e paparë.

Festimet do fillojnë në orën 11:00 në Pedonale me panairin “Art i zanatit” ku plot 20 stenda do të mbushen me art dhe pasion nga të rinjtë artistë.

Më pas në orën 16:00 do të zhvillohen sesioni i fotografive tashmë tradicionale në lokomotivë, do të performojë banda frymore e qytetit dhe grupimi i vespave dhe biçikletave.

Sërish më vonë do të performojë parada e bandës së qytetit dhe Mefisto Brass nga stacioni i trenit gjer në bulevard.

Në orën 17:00 fillon programi me muzikë nga DJ Hektor Jubani dhe në 19:30 Dj Mickey Melody. Në orën 20:00 do të ketë performance nga grupe baleti dhe vazhdon spektakli me Dj. Eventi mbyllet në orën 23:00. A.K./TemA

Lini një Përgjigje