Feston Shkodra: Hemingway Fun Club Albania organizoi "Swing Marathon"

29 Prill 2024, 08:13Kulturë TEMA

Feston Shkodra: Hemingway Fun Club Albania organizoi "Swing Marathon"

Muzika ka pushtuar këtë fundjavë qytetin verior të Shkodrës ku në një festë të përgjithshme kanë qenë të rinjtë dhe jo-shumë të rinjtë që kanë mbushur rrugët.

Hemingway Fun Club, klubi që mban mbiemrin e shkrimtarit dhe gazetarit të njohur ka organizuar “Swing marathon” që vjen në Shkodër në edicionin e saj të gjashtë.

Bulevardet dhe rrugët kryesore të Shkodrës kanë qenë të mbushura nga hareja dhe përveç kësaj dhe vende deri diku të vdekura për një fundjavë janë kthyer “cool”.

Me kostume dhe muzikë jazz të rinjtë, nën shoqërinë e alkoolit dhe njëri tjetrit kanë pushtuar vendin duke i dhënë gazmend qytetit të Shkodrës.

Buzëqeshjet e kalimtarëve kanë dashur të thonë shumë por dhe prania e figurave të njohura si ajo e kryebashkiakut Benet Beci i cili e ka suportuar festën dhe në rrjetet sociale.

Partneriteti i “Hemingway Fun Club Albania” me Teatrin Migjeni zgjati dhe këtë vit ku Teatri i lëshoi mjediset e tij për ti lënë vend festës dhe kostumeve. Në teatër ka patur gjithmonë kostume dhe maska, por kurrë kaq hare dhe gëzim. A.K./TemA

1 Komente

  1. T
    Ton

    Festa filloi ne Tr dhe u spostua drejt Shkodres me tren, duke bere nje ndalese prane Fishtes gjithashtu! Pergezime e komplimente per Hekurudhat Shqiptare, Mrizit Zanave e sigurisht Hemingway Club ne Tirane!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje