Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ka nisur ciklin e projektit « Eko Mozaik », në bashkëpunim me shkollën « Sotir Gurra ». Aktivitetet do të zhvillohen në palestrën e shkollës « Sotir Gurra » me 29 Prill, sot, në orën 14:00.
Pjesëmarrës në këtë projekt do të bëhen të gjithë nxënësit e apasionuar pas risisë dhe mbi të gjitha ndaj ekologjisë dhe artit të bukur të mozaikut të qytetit të Korçës.
Përgjatë këtyre takimeve informative do të diskutohen Teoria mbi vlerën e ekonomisë qarkulluese por dhe historiku mbi mozaikun si gjini më vete artistike.
Subjekti artistik i këtij aktiviteti do të jetë realizimi i portreteve të figurave më të rëndësishme të historisë kombëtare dhe ndërkombëtare. A.K./TemA
Lini një Përgjigje