Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka ndezin skenën e Porto Palermo Festival (VIDEO)

13 Gusht 2025, 19:19Kulturë TEMA
Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka ndezin skenën e Porto Palermo Festival

Një mbrëmje klasike në Porto Palermo Festival. Qielli mbi Kalanë e Ali Pashës u mbush me tinguj që preknin shpirtin.

Dy prej emrave më të mëdhenj të skenës së muzikës klasike shqiptare, Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka u bashkuan në një koncert, që ishte më shumë se një performancë, ishte një përjetim.

Serenata të ëmbla dhe perla të muzikës së kultivuar shqiptare u ndërthurën me sfondin magjik të detit dhe mureve shekullore të kalasë.

Çdo notë, çdo fjalë, çdo melodi dukej se ngjallej për të treguar histori dashurie, kujtimesh dhe ëndrrash të harruara, shkruan atsh.

Lini një Përgjigje