Kisha e Shirqit në Shkodër, një thesar që mund të shfrytëzohet për turizëm

19 Gusht 2025, 14:34Kulturë TEMA
Kisha e Shirqit në Shkodër, një thesar që mund të

Kisha e Shirqit, një nga monumentet historike më të rëndësishme të zonës së Dajçit në Shkodër, tashmë mund të shfrytëzohet më shumë me qëllim të zhvillimit të turizmit.

Studiuesi Dom Nik Ukgjini shprehet se kjo kishë meriton kujdes e përkujdesje të vazhdueshme për t’i dhënë një bazë të qëndrueshme e të sigurt.

Nga moskujdesja është rrënuar nga rrebeshet e kohës, nga ujërat e lumit Buna. Megjithëse janë bërë disa intervenime të vogla, sidoqoftë ka nevojë për mirëmbajtjen, për një konservim sa më solid,” thotë studiuesi.

Me përkujdesjen e duhur dhe ruajtjen e vlerave historike dhe arkitektonike, kjo kishë mund të tërheqë vizitorë të shumtë dhe të bëhet një pikë referimi për turizmin kulturor, shprehet studiuesit Ukgjini.

Turistët nuk vijnë vetëm për det ose terrene malore. Ata duan që në të njëjtën kohë të shohin edhe pjesën e turizmit historik. Këto objekte janë shumë të rëndësishme dhe mund t’i kishin sjellë të ardhura monetare shtetit shqiptar nëse do të konsolidoheshin, të bëheshin kushtet e përshtatshme me sinjalistikë,” shton z. Ukgjini.

Autoritetet lokale po planifikojnë investime për mirëmbajtjen dhe promovimin e saj, duke synuar që Kisha e Shirqit të mos mbetet vetëm një pjesë e historisë, por të kthehet në një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.

Arkitektura e kishës është tepër e veçantë. Është një përzierje e stilit roman me atë gotik. Sipas historianëve, Kisha e Shirqit ka ruajtur formën e plotë të saj deri para 200 viteve.

- RTSH-

Lini një Përgjigje