Konferenca e XI mbarëkombëtare e arkivistikës me moton "ruajtje dhe promovim i veprimtarisë arkivore"

16 Qershor 2025, 16:25Kulturë TEMA
Konferenca e XI mbarëkombëtare e arkivistikës me moton

Në qytetin Shën Mitër në Kalabri, Itali u organizua dje konferenca e IX-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës, shkruan atsh.

Në këtë konferencë morën pjesë arkivistë, studiues dhe përfaqësues institucionesh nga mbarë hapësira shqiptare.

Përgjatë ditës u mbajtën kumtesa shkencore, u zhvillua një panel i posaçëm për trashëgiminë gjuhësore dhe kulturore të komunitetit arbëresh.

Kjo konferencë, tashmë e kthyer në një traditë vjetore, është një platformë e çmuar për ruajtjen, promovimin dhe koordinimin e veprimtarisë arkivore në rang kombëtar.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në një postim në rrjetet sociale falënderoi komunën e Shën Mitrit, e cila me mikpritjen, bashkëpunimin dhe mbështetjen konkrete e bëri të mundur organizimin e këtij aktiviteti.

“Pa përkushtimin e tyre, kjo ngjarje nuk do të kishte marrë formën që meritoi”, theksoi DPA.

DPA falënderoi gjithashtu të gjithë pjesëmarrësit për energjinë dhe kontributin e tyre në forcimin e urave të bashkëpunimit për arkivat kombëtare.

Lini një Përgjigje