Konkursi “Pjetër Gaci” ul siparin: Gabriel Darragjati në piano u shpall fitues i edicionit të XXIV

16 Qershor 2025, 18:44Kulturë TEMA
Konkursi “Pjetër Gaci” ul siparin: Gabriel Darragjati në

Në skenën e Teatrit “Migjeni” u zhvillua nata finale e edicionit të 24-të të konkursit ndërkombëtar të muzikës klasike “Çmimi Pjetër Gaci”, një aktivitet i rëndësishëm që mbledh talente të rinj nga Shqipëria, rajoni dhe vende të ndryshme të botës, transmeton RTSH.

Në këtë mbrëmje gala interpretuan 21 finalistët në zhanre të ndryshme si piano, violinë, kanto, flaut, trombin dhe kitarë, duke dhuruar emocione dhe performanca me nivel të lartë artistik. Juria vlerësoi me çmimin e parë Gabriel Darragjatin në piano, çmimi i dytë shkoi për Krisa Gjikën në kanto ndërsa çmimin e tretë e fitoi Sibora Resyli në violinë.

“Jam shumë i lumtur dhe nuk e kisha menduar se do të vlerësohesha me çmimin e parë. Ndihem falënderues të gjithë atyre që më përkrahën e në mënyrë të veçantë mësuesit tim dhe padyshim nënës sime”, u shpreh Gabriel Darragjatin, fitues i konkursit.

Drejtori artistik i konkursit, Lorenc Radovani, në përfundim të eventit u shpreh mirënjohës për mbështetjen e eventit.

Falënderoj të gjithë ato që na kanë mbështetur”, u shpreh Lorenc Radovani, drejtor artistik.

“Çmimi Pjetër Gaci” në Shkodër vijon të mbetet një nga platformat më prestigjioze për afirmimin e talenteve të reja dhe promovimin e artit klasik në vend.

Lini një Përgjigje