Korçë/ Vihet në skenë “Nga Rossini tek Puçini” te teatri “Andon Zako Çajupi”

1 Qershor 2026, 13:12Kulturë TEMA
Korçë/ Vihet në skenë “Nga Rossini tek

Skena e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë mirëpriti koncertin “Nga Rossini tek Puçini”, një mbrëmje artistike që solli për publikun korçar magjinë e operës italiane dhe kryeveprat e saj më të njohura.

Koncerti u konceptua si një udhëtim muzikor në historinë e operës, duke përfshirë pjesë të përzgjedhura nga kompozitorët më të mëdhenj italianë. Interpretimet e artistëve përcollën emocione të veçanta dhe rikthyen atmosferën e epokës së artë të muzikës klasike

Në skenë u ngjitën tenori italian Francesco Cortese, basi Hektor Leka, sopranot Ester Troja dhe Gledia Zhilla, të cilët sollën performanca të vlerësuara nga publiku. Artistët u shoqëruan në piano nga Nikolin Kalo, duke krijuar një harmoni të veçantë mes zërave dhe interpretimit instrumental.

“Jam i nderuar që ngjitem në skenën e këtij teatri. Publiku ishte i mrekullueshëm, mori pjesë në çdo arie, e njihte veprën dhe kjo më gëzoi. Nuk e prisja gjithë këtë pjesëmarrje”, tha Francesco Cortese, tenor.

Përgjatë gjithë koncertit, publiku ndoqi me interes interpretimet, duke duartrokitur artistët pas çdo pjese të ekzekutuar. A.K./TemA

Lini një Përgjigje