Ridvan Dibra pranoi çmimin për romanin më të mirë të Panairit

1 Qershor 2026, 11:11Kulturë TEMA

Ridvan Dibra pranoi çmimin për romanin më të mirë

Për tri ditë me radhë, oborri i Famullisë së Shkodrës u kthye në një hapësirë takimi mes autorëve, studiuesve, botuesve dhe lexuesve në edicionin e dytë të panairit “Libri të ban të lirë”.

Kjo nismë po e forcon edhe më shumë rolin e Shkodrës si kryeqendër e kulturës dhe letrave shqipe.

Në ceremoninë e hapjes ishte e pranishme edhe nënkryetarja e bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, e cila e përshëndeti këtë iniciativë dhe vlerësoi rëndësinë e saj në promovimin e librit, leximit dhe autorëve shqiptarë.

Në përmbyllje të panairit u ndanë edhe çmimet e edicionit: Ridvan Dibra u vlerësua me çmimin “Romani më i mirë”, Romeo Gurakuqi me çmimin “Studimi më i mirë”, Durim Taçi me çmimin “Përkthimi më i mirë”, ndërsa Luçia Zorba u nderua me çmimin e mirënjohjes.

Ky aktivitet e bëri Shkodrën një pikëtakimi të rëndësishëm të kulturës, dijes dhe librit.

A.K./TemA

1 Komente

  1. .
    ...

    Është shumë turp që famullia, së pari, ka lejuar këtë veprimtari shekullare në mjediset e saj dhe, së dyti, që është dhe më e rëndësishmja, ka lejuar këtë sllogan: vetëm Krishti të bën të lirë, jo libri.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje