Kryeministri Edi Rama së shpejti ekspozitë në Paris, në një nga galeritë më prestigjioze të botës

24 Maj 2024, 14:31Kulturë TEMA
Kryeministri Edi Rama së shpejti ekspozitë në Paris, në

Edi Rama riktheu në kujtesë artistin që qëndron pas kryeministrit, me një ekspozitë të artit bashkëkohor, një shkulm befasues ngjyrash e formash, që përfshin punime në qeramike, murale e deri edhe qëndisma të realizuara mbi konceptin origjinal të tij.

Kreu i ekzekutivit i rikthehet bashkëpunimit me galerinë prestigjioze “Marian Goodman”, këtë herë në degën e saj në Paris. Jo më larg se në muajin shtator, Rama pati rrëfyer në podcastin e tij “Flasim” sesi kishte bashkëpunuar në 2016-tën me “Marian Goodman” në New York.

Një përfaqësues i galerisë së famshme të artit kontemporan e kishte kontaktuar, dhe ai kishte menduar fillimisht se mund të bëhej fjalë për një shaka. Por tani, ekspozon sërish për të, këtë radhë në kryeqendrën e rëndësishme të kulturës botërore, duke dëshmuar edhe këtë herë se po me aq lehtësi sa ç’mban në dorë penën e politikanit, mban dhe lapsin e artistit.

Marsin e vitit të kaluar, kryeministri Rama e nisi vizitën e punës në Athinë, Greqi me çeljen e një ekspozite me vepra artistike të realizuara prej tij, në Zappeion Megaron, e cila u mirëprit dhe vlerësua nga të pranishmit e nga personalitete të larta të politikës greke.

Në këtë mënyrë, shefi i ekzekutivit shton listën e ekspozitave të tij mbresëlënëse, si vazhdë e pjesëmarrjes në 2017-tën në ekspozitën kryesore Viva Arte Viva të Bienales së 57-të të Venecias, në 2018 ekspozoi në Kunsthalle në Rostock të Gjermanisë, ndërsa punimet e tij janë prezantuar gjithashtu në Art Basel dhe Artissima. A.K./TemA

12 Komente

  1. P
    Piktori

    hahahahhahahhahhahahhahahhahahhahahhahahhahahha. Ku kemi shkuar me propaganden. Bukur. E kuptueshme Z. Mero. Ngjyra, vellai ne burg per kokaine dhe KM qe jep PPP me kafe ne tavoline - cfare tabloje.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      Nuk me plas per Edi Ramen apo te vellain, por komente te tilla idjote jane teresisht pa kuptim. Vellai bashke me K.M. po te shkerdhen liderin non-grata, ndersa ti kujton se eshte ne burg. Duhet te jesh nga ato te nevojtores se Berishes qe e kalon diten nen dritaren e non-grates, prandaj flet si e ema e Zeqos ne maje te thanes. Ha mut ha se qeras Edi Rama me te vellane.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Paris

      Nga poshte urave, ne ekspozite. Ke perfitime pasi ke zhvatur nje komb te tere.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tos Nano

        Ishte mbyllur ajo atelieja poshte urave te Senes kur ishte thonjpaprere e kokepalare se nuk kishte rrjepur akoma shqiptaret?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tos Nano

          Ishte mbyllur ajo atelieja poshte urave te Senes kur ishte thonjpaprere e kokepalare se nuk kishte rrjepur akoma shqiptaret?

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Nuk eshte "ekspozite prestigjioze boterore" dhe nuk eshte franceze. Eshte nje galeri e zakonshme amerikane qe ka dege edhe ne Londer dhe Paris, dhe te ciles shalgjati i ka dhene ca leke per te paraqitur ca nga shkarravinat qe ka varur te zyra e kryeministrise.

            Përgjigjjuni
            1. W
              WWW

              Vendi pertoke, ky mut ekspozon vizatime per galerite e botes.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kim

                Nuk shqitet dot nga kohet e vjetra te emigracionit ne Paris si bojaxhi thonjparere e kokepalare poshte urave.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqip

                  Duket qe komentuesit e mesiperm jane ne fakt e njejta dore qe del me emra te ndryshme duke thene te njejten gje. Ajo qe nuk arrij te kuptoj eshte se perse kane kaq inat disa individe per sukseset e te tjereve? Nuk ka rendesi se cfare niveli eshte kompania qe do ekspozoje veprat e Rames. Eshte franceze, amerikane apo e ndonje shteti tjeter, ka shume pak rendesi. E rendesishme eshte qe po hapet per publikun francez. Veprat moderniste nuk me pelqejne, por perderisa ka vizitore, d.m.th. se ato vepra kane nje fare vlere. Une nuk jam specialsit i veprave te artit dhe ca me pak eshte ky komentuesi inatcor qe na del me shume emra, por si shqiptare, duhet te gezohemi per sukseset e cilitdo prej nesh ne arenen nderkombetare dhe jo te nxijme nga marazi. Ne kete rast, turpi mbetet me juve dhe jo me Ramen.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Speci

                    O shpellare!! Vazdoni hani mm….! Cdo gje e shikoni me syza partiake.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Patriot

                      Kjo tregon qe politika po fute hundet ne arte dhe po e menderose ate. Kur ishte emigrande I thjeshte as piktura per buken e gojes nuk shiste dote, tani qe eshte KM, ekspozite. Artists I madhe si Koci i Ollges.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ada Deda

                        Mua me mbushen syte me lot.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje