nga Maldi Dema
Dy vjet përpara se të mbyllte sytë, Rembrandti krijoi një ndër veprat më të arrira të tij, "Kthimi i djalit prangprishës" (1969). Sipas narrativës biblike, bëhet fjalë për rikthimin e birit të larguar prej kohësh pranë tufës, në formën ekstreme të pendimit. Pavarësisht gabimeve të krijesës së tij, Ati në fund fal. Mjafton që ai është kthyer.
Vepra ndërthur konotacionin fetar me humanizmin. Skicat e shumta rreth kompozimit të saj tregojnë se Rembrandti ka kaluar një gjendje mundimi gjatë gjithë jetës, kryesisht në raport me të atin. Në romanin e tij "Rembrandti", Gledis Shmit aludon se zanafilla ishte një episod i artistit për tu larguar nga shtëpia drejt Amsterdamit për studime arti pas një zënke, pavarësisht përpjekjeve që kishte bërë i ati për ta shkolluar në qytetin e tij buzë lumit Rijn dhe për ta mbajtur familjen të bashkuar.
Në fakt, familja e Rembrandtit vinte nga një shtresë e thjeshtë, ekonomia e të cilës bazohej kryesisht në një mulli.
Vëllai i madh sapo kishte hedhur një qese të vogël me monedha mbi tavolinë, si për ti thënë të atit që tani fillon faza e "kthimit të borxhit" për aq sa prindërit ishin investuar tek ai. Por cili do ishte destinacioni i atyre parave? Për vëllain e madh të sapofejuar? Për motrën që ishte në moshë adoleshence dhe duhej menduar për pajën? Për vëllain tjetër, i cili ishte i sakatosur për shkak të një aksidenti dhe kishte nevojë për përkujdesje e mjekime?
Rembrandti ishte më i vogli. Mendimit se ishte prioriteti i fundit për destinacionin e të ardhurave që krijonte familja i kundërvihej vetëbesimi që kishte në aftësitë e veta për tu bërë një artist i madh. Largohet, kalon ara, mure e gardhe derisa ndeshet me peshkatarë e lypsarë të rreckosur. Ishte i vogël e i frikësuar. Djali plangprishës kthehet në mbrëmje vonë pranë të atit.
Vepra ka një kontrast ngjyrash të forta e të jashtëzakonshme. Tipikë e piktorit. Thellë në sfondin e errët e të turbullt paraqitet nëna, me simbolikën e spektatorit plot dhembshuri dhe pafuqi për të vendosur. Më afër, por prap në errësirë, paraqitet një grua tjetër. Është shërbëtorja, veshjet e mira të të cilës tregojnë dallimin e gjendjes ekonomike me atë të djalit të kthyer. Një person i tretë, i gjunjëzuar, nuk është pjesë e familjes. Është përfaqësues i shtetit. Ndoshta simbolizon setin e normave të një bashkësie. Në këmbë, vëllai i madh. I pozicionuar drejtë, i veshur gjithashtu mirë, me duart e kryqëzuara, duke pritur kërkesën e llogarisë dhe nëpërmendur i nënqeshur "Ja, kështu ndodh kur nuk dëgjon prindin. Mirë të bëhet!"
Kompozimi është i mahnitshëm. E gjithë skena fokusohet në të majtë. Aty ku bie drita. Djali plangprishës qëndron i derdhur e i gjunjëzuar pranë të atit, me rroba e këpucë të grisura, pa flokë e me kontraste të palidhshme ngjyrash të kuqërremta e jeshile. Fytyra është e futur thellë në trupin e të atit, simbolikë e shpirtgjërësisë prindërore. I ati paraqitet në konturet e "Atit të shenjtë" por edhe në atë të një njeriu normal, në moshë të kaluar prindërimi, i suksesshëm ekonomikisht, por edhe i stërmunduar nga malli i tejzgjatur. Në të mbizotëron drita, rregulli, dashuria, mishërimi e fuqia prindërore. Duart e vendosura mbi shpinën e të birit nuk janë njësoj. Njëra është burrërore, dorë e fuqishme dhe e sigurtë babai, ndërsa tjetra e lëmuar, e butë nëne. Fëmija përqafohet e pranohet nga të dyja anët prindërore.
"Çdo njeri bëhet mbase një herë në jetë djalë plangprishës"
Vepra ndodhet në St. Petersburg.
Pikture e gjalle,domethenese per ditet e sotme.Une sa e pash mu faneps skena me aktore te vjeter e te rinj Ati ne kembe eshte Sali Berisha ,djali plangprishes qe kthehet i perulur jane disa po le ta ilustrojme me pak personazhe real:Gramoz Pashko,Arben Imami,Neritan Ceka,Genc Pollo,Bardhi,Gjekmarkaj e polt e plot te tjere.Ne kohen e sotme keta quhen BYTHLEPIRES .Kthimi i tyre shoqerohej me kthimin e dekoratave dhe natyrisht perfitimeve financiare
Po ku e gjetët vitin 1969, o ekspertë origjinalë të ariti "modernist"!!! Mirëpo ky gabim 3-shekullor, nga ana tjetër, e ka një të mirë 3-shekullore të madhe - që do të thotë se shkrimin e keni bërë vetë, nuk e keni marrë nga Wikipedia ose AI. Bravo!