Ti je brinja e thyer që dhemb në çdo frymë,
Kur ndarja rënkon si grua e ve,
Kur shpirti më vaket si uji që prêt
Ta laj të vdekurin e fjetur përdhé….
I vdekuri kush është? -E di, jam vetë,
Po s’dua të zgjohem nga gjumi-lëngatë,
Më mirë kështu, në ëndrrën e shkretë
Që ishe veç shpikje e mendjes së ngratë.
Më kot si kunadhja ikën pa ndjerë,
Dhe vetes i thua: o zot, …pa dhëmbje!
Kot lutesh, se zemra ime e mjerë,
Si delja e humbur blegërin çdo mbrëmje.
Më kot i lutesh ti Zotit për mua,
Ai është i lumtur që ty po të vuaj,
Dhe pret të përsosem në këngët e tua
Pas supit zgjat kokën, … sa herë që shkruaj…
E di që je brinja dhe vetë e ka thyer,
Vetë të tha shko e vetë të tha ik,
Si në një violinë pa hark bën prova me mua,
Rënko, më thotë, bëna muzikë!
Ok... Kot mundohen këta mendoj unë. Poezia jonë vdiq me Llazar Gushon. I jap disi verësim Mimoza Ahmetit pasi ka zemër aty, por poezia e mbetur shqipe... Epo të paktën unë nuk jam fans.