Mbrëmja kushtuar Diasporës, e mbushi plot pedonalen përpara bashkisë Shkodër.
Këngëtari Luiz Ejlli u prit me duartrokitje nga qindra qytetarë dhe vizitorë. Ata shprehen se atmosfera është e veçantë dhe se koncerti është një surprizë e bukur për të gjithë.
“Kjo është shumë fantastike, dola për xhiro me biçikletë, pashë që kishte koncert dhe u ndala. Më duket se do e ndjek… po emocionuese”, tha një turiste.
Emocione mbrëmjes i dha edhe performanca e grupit “Burn” ndërsa mbrëmja u mbyll mes muzikës e ritmeve verore.
Atmosfere festive që përsëritet thuajse çdo nate ne kuadër te koncerteve të verës qe po organizon bashkia.
Top Channel
Atmosfere festive që përsëritet thuajse çdo nate ne kuadër te koncerteve të verës qe po organizon bashkia.