Gjithnjë duhet të ketë patur shkrimtarë të këqinj sepse ata i përgjigjen shijes së njeriut të kohërave të pazhvilluara, të papjekura; edhe këto kohë kanë nevojat e tyre si kohërat e pjekura.
Nëse jeta njerëzore do të ishte më e gjatë, numri i individëve që do të piqeshin do të ishte më i madh, ose të paktën, po aq i madh sa ai i të papjekurve, por shumica vdesin goxha të rinj, pra gjithmonë ka më shumë intelekte të pazhvilluara dhe që kanë shije të keqe.
(Shkëputur nga “Njerëzor, tepër njerëzor” të autorit Friedrich Nietzsche)
Ky është një lehtësim i madh për shkrimtarët e këqij dhe u heq të drejtën e ankimeve shkrimtarëve shumë të mirë, mes të cilëve e llogaritin veten edhe shkrimtarët e këqij.