Salla “Kardinal Mikel Koliqi” mirëpriti koncertin e hapjes së festivalit “Shkodra Sounds”, edicioni i IX, me pjesëmarrjen e “Skanderbeg Chamber Orchestra”.
Orkestra u krijua në vitin 1997 nga artisti i ndjerë Rrok Jakaj dhe mbetet një ndër ansamblet më të veçanta të muzikës së dhomës. Drejtori artistik, Florian Jakaj, tha se festivali është një mundësi e mirë për jetën kulturore të Shkodrës.
“Mbi të gjitha është një përvjetor ku bëhet edhe një bilanc se çfarë kemi bërë në të gjithë këto vite dhe kush është synimi ynë. E rëndësishme është që nuk jemi vetëm pasi bashkë mund të bëjmë gjëra më të mira”, u shpreh Jakaj.
Violinisti Paçalin Pavaci, që jeton jashtë vendit, u shpreh se rikthimi në Shkodër për të interpretuar për publikun e tij është një emocion i veçantë.
“Është një emocion shumë i madh se për herë të parë mblidhen të gjithë shkodranët që vijnë nga disa vetën të botës ku punojnë në zanatin e tyre. Është edhe një demonstrim dhe më madh për shkollën tonë që ka nxjerrë instrumentistë kaq të mirë. Shkodra është dashni, ne këtu kemi zemrën, tabanin dhe çdo gjë ka filluar këtu”, tha violinisti Paçalin Pavaci.
Ky koncert shënoi një fillim të bukur të “Shkodra Jazz Festival” që do të vijojë me aktivitete të tjera muzikore.
- RTSH-
Faleminders qe e keni postu por lajmi juaj asht gjysmak. Ju permendni vetem dy emra, padyshim te rendesishem per festivalin, por lajmi juaj do te ishte i plote sikur te kishit shtu edhe emrat e pjestareve te asaj orkestre. Nuk flas per vedi,por asht e rendesishme qe kontributi i dhane prej muzikantave meriton tu permendet emni pasi vepra e tyne ishte komplet vullnetare.