Rama: Inva Mula, performancë të jashtëzakonshme në Amfiteatrin e Durrësit

21 Gusht 2025, 09:12Kulturë TEMA
Rama: Inva Mula, performancë të jashtëzakonshme në

 Sopranoja Inva Mula u ngjit në skenën e Amfiteatrit antik në Durrës, ku zhvilloi koncertin “Meloditë e Mesdheut”.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ky koncert teksa theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “sopranoja shqiptare Inva Mula së bashku me mjeshtrin e pianos Ekland Hasa dhe virtuozin e violonçelit Redi Hasa, sollën një performancë të jashtëzakonshme në Amfiteatrin e lashtë të Durrësit, nën jehonën e historisë, tingujt e melodive më të bukura mesdhetare”.

Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula, ngjitej për herë të parë në skenën e Amfiteatrit antik. Ajo kishte në krah instrumentistët virtuozë, vëllezërit Ekland Hasa në piano dhe Redi Hasa në violonçel, si dhe korin e fëmijëve “Okarina”. Repertori dhe çdo detaj ishte menduar në harmoni me vendin dhe qytetin ku u mbajt koncerti.

Instrumentisti i njohur Ekland Hasa ka bërë dhe orkestrimin e shumë këngëve që vijnë nga Turqia, Italia, Spanja, Kroacia, shkruan atsh.

Publiku, mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë, përjetoi një udhëtim muzikor në brigjet e Mesdheut, nën tingujt e melodive më të bukura të këtij rajoni. Një ngjarje artistike që do të mbetet gjatë në kujtesën e të pranishmëve, duke e kthyer Durrësin në një skenë të vërtetë emocioni dhe kulture.

1 Komente

  1. R
    Rama, nje armik i turizmit per te gjithe

    Znj. Inva Mula po mundi te shkoje per nje koncert ne Golem, por mos haroje te marre kundragaz se ate zone Rama e ka denuar duke e lene pa uje, pa kanalizime te ujrave te zeza, plot mushkonja. Thone se mileti po mbledh para per te ndertuar nje pallat ne breg te detit per tia bere peshqesh Rames sepse vetem keshtu Qeveria do ndertoje infrastruktuar minimale per nje turrizem e jetese normale ne ate zone.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje