nga Joni Shanaj
"Kur të ngresh duert e tu ke Perëndia o meshtar i Perëndisë, më përmend edhe mue mëkatarin të paditurin piktor Onufrin"
- Është shënimi i vetëm i mbetur nga dora e vetë Onufrit - mendoj mësuesi më i rëndësishëm dhe më parësor i përjetshëm i çdo njeriu të kulturës dhe artit në Shqipëri.
Shënimi më lart është gjetur në murin e njërës prej dy kishave të piktuara prej tij në zonën e Shpatit, Elbasan, ose Neokastrës siç quhej qyteti në kohën e tij.
Një kishë tjetër ka dëshminë e prekjes së dorës së tij në Kala, Berat, dhe pak më tej po në Kala, gjendet një tjetër kishë e pikturuar prej dorës së djalit të tij.
Onufri atë, sikur vetëm për kaq, do të mund ta quanim mësues të paktën vetëm për një tjetër, të dytë që la pas.
"Vallë e gjithë veprimtaria e këtyre piktorëve në këto dy kisha u derdh? Dihet se jeta e një piktori jep të paktën dhjetëfishin e punës që asht ruejtun si prej Onufrit ashtu dhe prej Nikollës" - shkruan THEOFAN POPA në librin e tij të vogël 'PIKTORËT Mesjetarë Shqiptarë', të vitit 1961.
"Pra, me shumë të drejtë mund të mendohet se veprimtaria e tyne ka pas qenë ma e madhe se ajo pjesë që asht ruejtun deri më sot në ditët tona, dhe se këto që ruhen deri më sot janë vetëm fragmente të veprimtarisë së tyre."
Vazhdon Th. Popa
"Shekullin XVI-të ke ne nuk e shquen ndonji veprimtari ndërtimi për shkak të gjendjes së vështirë politike dhe ekonomike, prandaj duhet të mendohet që edhe piktorët tanë, Onufri, Nikolla dhe Joani, veprimtarinë e tyne të mos ta kenë zhvillue në godina të reja."
"Me gjithë shtypjen nga ana e pushtuesve turq, populli ishte me shpirt të ndem për kryengritje. Kjo gjendje spjegon faktin pse piktorët tanë, Onufri me Nikollën, veprimtarinë e tyre ka qenë zhvillue nëpër kisha të vjetra e të vogla, dhe më tepër nëpët paraklise (kapela), larg rrugëve kryesore të komunikimit, në thellësitë e malësive, të cilat atëherë u qendronim trimërisht pushtuesit otoman."
Vendosa disa citate më lart të Theofan Popës, për të ardhur tek citati i fundit më lart.
Kam qenë një herë të vetme në Valsh të Shpatit, tek kjo kishëz e vogël e Shën Premtes, që po vendos poshtë, të cilën pasi hëngra dynjanë dhe me siguri bëra për servis Skodën e tim eti më pas, pasi mund të ishte rruga më e vështirë dhe e papërshkueshme që mund të kem bërë ndonjëherë në jetë. Duhet ë ketë qenë para 3-4 vitesh. Por u zgjodha ato citate lart sepse dua të veçoj këtë:
"Onufri me Nikollën, veprimtarinë e tyre ka qenë zhvillue nëpër kisha të vjetra e të vogla, dhe më tepër nëpët paraklise (kapela), larg rrugëve kryesore të komunikimit, në thellësitë e malësive"
- Mbani mend këtë copëz nga një mësues tjetër si Theofan Popa. Në miniaturë është shprehur fati i vërtetë i çdo mësuesi dhe në këtë rast artisti të vërtetë shqiptar, deri më sot.
Ndaj në nderim të gjithë njerëzve të dritës së dijes, po sjell edhe diçka më tepër, nga fjalët e tij mbi artin, kohën dhe vendin në histori të Onufrit dhe të vendit tonë, si informacion i vlefshëm mendoj, për çdo kohë.
Kapitulli
ONUFRI DHE BIRI I TIJ NIKOLLA (f. 37- f. 62)
"Mbas ranjes të Kostandinopojës (1453) as në teritorin e ish Perandorisë Bizantine, as në teritorin e vendeve të lindjes kristiane, nuk ndeshet ma ndonji farë krijimtarie artistike me randësi, thonë bizantologët."
(...)
"Në shek XVI-të ndryshojnë kushtet politiko-shoqërore në të cilat vazhdon jetën populli ynë. Krahas me ramjen e përgjthëshme ekonomike bie edhe kultura, dobësohet dhe bije influenca aq e fuqishme e Bizantit si qendër politike kulturale, por nga ana tjetër rritet ndikimi i vendeve perëndimore, ndikim që ka qenë ndie edhe në vendin tonë."
"Vendi ynë ka pas ndje ndikime të ndryshme nga Perëndimi në fushën e artit për shkak të afërsisë kufitare edhe kur ka qenë Bizanti i plotfuqishëm, por me ranjen e Kostandinopojës këto ndikime u banë edhe ma të forta.
Prandaj bizantinologët mendojnë drejtë kur thonë se mbas ranjes së Kostandinopojës, arti piktural mesjetar në vendet e Bizantit hynë në një fazë të re që nuk mund të quhet ma bizantine por metabizantine (art pas Bizantit).
Me shkëputjen nga Bizanti, popujt e Europës juglindore filluen të brumosin nji art të tyne kombëtar tue e veshun këtë sejcili me tipare të veçanta simbas vendit dhe kohës.
Ke ne në fushën e artit piktural nji punë të veçantë bani piktor Onufri, i cili nën ndikimin e kushteve të reja që u krijuen mbas ramjes së Bizantit dhe të Rilindjes, që atëherë, në fqinë tonë mbat’anë Adriatikut, ishte në kulmin e zhvillimit, krijoi një art, vërtetë kishtar dhe orthodoks, por me tipare moderne, që ndryshojnë shumë nga ato të artit bizantin.
Arti i Onufrit asht art kishtar i Kishës lindore, pa qenë i lidhur mbrënda kanoneve që impononte dikur Kisha në kohën e Bizantit, por i krijuem nën ndikimin e kushteve të reja të Rilindjes, me tipare reale, tue randue ma tepër nga realizmi. Këto tipare bien në sy në të gjitha punët e Onufrit.
Në fresket e profetëve: Davidi me nji profet tjetër në kishën e shën Kollit në Shelcan dhe te profeti i panjoftun në Kishën e shën Valshit janë dhanë plot realizëm dhe me hollësi natyrore pjesët e fytyrës me përpjestime të përsosuna me hundë të drejtë e të mbushun me muskulaturë të zhvillueme në mollzat e faqeve dhe me nji shprehje që i mban fytyrat të gjalla sikur po flasin.
Vështrimi i shtrembët i Davidit si ai i Zotit Savaoth tek Mikelangjelo, dhe profeti i panjoftun, me atë gjallni dhe plasticitet që e shquen, mund të jen marrë nga veprat e Mikelangjelos.
Dhe jerarkët e mëdhenj Onufri i punon në mënyrë realiste të theksueme.
Asht e vërtetë se këto tipa i trashëgon nga tradita e vjetër e kishës, psh shën Vasilin e Madh e pikturon me mjekër të gjatë e të zezë, Gojartin me të shkurtër, Grigor Theologun me mjekër të gjatë e tullac, shën Spiridonin me skufë në kokë.
Por trajtimi i tyre që tregojnë përvujtni dhe devocion të thellë, qëndrimi i natyrshëm, i krrusun ose i drejtë, tue mbajtun në dorë nga nji tekst liturgjik, me rrobe meshe të thjeshtë, fundet e të cilave janë në lëvizje sikur i merr era, na flasin për nji art të lirë e të gjallë.
Dhe natyrën Onufri e pikturon shumë të gjallë, me gjithëqë ai pikturon fare pak objekte nga natyra. Po të vështrojmë kalorësit strategë (shën Mitrin, shën Gjergjin, shën Minain dhe shën Todhrin mbi kuajt e tyre) me gjithëqë të damtuem shumë, të bije në sy gjallënia e kuajve të tyne sidomos ai i shën Gjergjit i trembun prej kuçedrës ka ngritun këmbët e para tue hingëllue me fuqi.
Skena asht tepër e gjallë; kali sytë i ngazëllon dhe nga fetë e hundëve i del fryma si tym.
Edhe shqiponjën, në skenën e Krishtit tri fytyrësh, Onufri e pikturon të gjallë, si prej natyre.
- Me kaq po e mbyll "kafenë" për sot, duke i uruar gëzuar festën mësuesëve të çdo kohe.
Na ka zhduk osmano turku cdo vlere e trashegimni europjane,arbnore he ju shkerdh...rracen e byrazereve
PAK JAN ORTHODHOKS GREKO BIZANTIN ,,,PAK ROMANO KATOLIK ,,SHUMICA JAN TURK OSMAN SHQIPTAR ,,80% ,,
Fataleeeee si u katandis keshtu ki vend kristian ne nje hale islamike me 90% shurrsa turq.....
GEZUAR RAMAZANIN 80% E SHQIPFOLSEVE ,,,