
Lahuta e Malcis’ nuk është një lexim i lehtë për askënd që do ta ketë në duar dhe asfare i lehtë për dikë që nuk ka qenë student i gegnishtes në vite.’
Gjergj Fishta është poet, gjuhëtar dhe, siç e mësova së fundmi, edhe arkitekti i parë i Kishës së Thethit.
Gjergj Fishta është një prej etërve të pakompromis të popullit e kombit shqiptar, një patriot i vërtetë e njeri i penës dhe, mbi të gjitha, njeri që i peshonte fjala.
Te “Lahuta” Fishta ka bërë një kronologji dhe një histori të luftrave “minore” për Shqipërinë dhe trojet e asaj.
Aty ne kuptojmë se atij vërtet i dhembte çështja shqiptare. Ai e kuptonte shumë mirë logjikën postkoloniale të Perandorisë Osmane, sot Turqisë.
Ai i kuptonte dhe mbeturinat tradhtare të popullit, ai e dinte edhe rrezikun që paraqiste komunizmi në lindje dhe në lindje të Evropës.
Fishta i urrente Serbët si opurtunistë dhe nuk duronte dot myslimanët shqiptarë si bashkëpunëtorët e parë të regjimeve shtypëse.
Ai ishte një njeri i dijes, një murg i paepur, pavarësisht se për të u thanë fjalë të shumta pas krahëve (ndër to se ishte fashist dhe bashkëpunëtor i Duçes) ai nuk i vuri kurrë rëndësi.
Si thoshte Sokrati: Kur nuk jam aty, mund dhe të më rrahin!
Për aq vepra të mira të bëra nga Gjergj Fishta, prapë gegërishtja ngelet plagë e shoqërisë shqiptare. Shih shqipfolësit jashtë territorit të Shqipërisë, ata të vendeve ish-jugosllave: mburren se flasin "shqipen e Mjedës dhe të Fishtës", ndërkohë që bastardojnë tërë zanoret dhe bashkëtingëllore si ç-ja, xh-ja dhe ll-ja. Pse, kjo na qenka trashëgimia e Fishtës? Mos ja fusni kot tani
ALLAHU EKBER AMIN JAHU ,,,