E kam të vështirë të vendos, nëse duhet të thërras Kont apo Edmond Dantes. S’kam arritur kurrë ta ndaj plotësisht ndryshimin edhe pse e di se ka shumë ndryshime. Njëra anë e zemrës më thotë se të gjitha hapat që bëre për të vënë në vend drejtësinë, janë të drejta dhe meritojnë respekt. Por, sapo më shfaqet Edmond Dantesi, them me vete: a do ta ketë sërish shpirtin e pastër Konti pas hakmarrjes për jetën e Edmond Dantesit?
Gjatë gjithë kohës kam ndjekur me ankth vitet e tua të vuajtjes. Isha me ty sepse ti kishe të drejtë. Në gjithë qenien time ziente inati se përse duhej të ndëshkoheshe. Përse duhej të ndaheshe nga ajo dashuri e pastër, nga ajo fantazi e jotja për një familje të lumtur.
Kur gjete thesarin, unë isha në kulmin e gëzimit. Nëse ke dëgjuar zëra nga jashtë apo jehona, kam qenë unë duke u ngazëllyer që drejt teje po hapeshin dyert e fatit.
Por pastaj, pak nga pak, nga hakmarrja në hakmarrje, nuk di pse ndjeva plogështi dhe angështi. E di, Danglari, Vilëfori dhe Dë Morserfi, e meritojnë gjithë zjarrin e hakmarrjes. Por, a vlen t’ia kushtojmë jetën Hakmarrjes? A mundemi t’ia rikthejmë vetvetes atë çfarë deshëm përmes triumfit që na jep hakmarrja?
Më shfaqen sytë e Mercedesit, dashuria që të rrëmbyen, dhe Albertit, të birit, që ka sytë e tu. Po ti i ke parë ata sy? A ua përballon dot vështrimin teksa të shohin të jesh nën kalërimin e hakmarrjes tënde?
Lutem, heroi im, për hir të gjithë përjetimeve të mia, jepmë një përgjigje, sepse askush si ti nuk ka arritur një të tillë triumf pas rrëzimit..
Përgjigje mikut tim, Agim
E lehtë ta shohësh nga larg jetën e tjetrit. E lehtë të flasësh edhe pasi ke triumfuar në jetë, e të japësh leksione për të falur, për të shmangur hakmarrjen. Por - ta dish miku im-, nuk mundesha, nuk isha aq i madh sa të shihja jetën pa kërkuar të vija drejtësinë në vend. Ishte një kënaqësi të kisha në dorë ata që më rrënuan. “Hakmarrja është formë dembele e hidhërimit”, do të thoshte Abat Faria po të më shihte teksa vija në jetën planin tim të hakmarrjes, po të më shihte duke ia kushtuar jetën fitores sime ndaj atyre që më rrëmbyen dashurinë e më zbuan nga jeta që kisha ëndërruar. Por vetëm përballja me sytë e dashurisë sime më bëri të mendoj këtë pyetje që ju më bëni.
Pranojeni miku im, se ndonjëherë edhe për gjërat më të vogla, që na i marrin pa të drejtë, na zien nga brenda nga zjarri i hakmarrjes. E për të falur dikë, së pari duhet të gjesh kurajën që të shuash atë zjarr të brendshëm. Unë nuk munda ta shuaja atë zjarr. Sot që po të shkruaj, kur kam parë tim bir, kur kam parë sytë e dashurisë sime që po i rihumbja, mund të them se hakmarrësi është gjithnjë më i vogël se ai që fal.
Por, të mos harrojmë, se të falësh rrezikon të të marrin edhe për sylesh. Të falësh shpesh duket sikur u ke dhënë të drejtë maskarenjve që të rrojnë në maskarallëkun e tyre dhe të legjitimosh padrejtësinë. Kjo është e tmerrshme. Vetëm në sytë e Zotit mund të jemi në rregull. E di, nuk është pak të jesh në rregull në sytë e Tij. Abat Faria më dha leksionin për ta kuptuar jetën. Por duhet shumë mund ta kuptosh se dituria është më e madhe se paraja.
Unë, miku im, do dëshiroja të isha gjithë jetën Edmond Dantesi, duke jetuar jetën time, pranë familjes sime. Dua të rifutem në lëkurën e tij, të marr nga besimi i tij mbi botën. Por e ndjej se fati ka bërë punën e tij dhe shpirti im bredh herë tek Dantesi e herë te Konti. Është një dyzim që kurrë, edhe në e rilexofsh sërish, nuk do ta zgjidhim dot, sepse do të të mjaftonte të ktheje kokën pas e të mendoje se ç’ke dashur të bësh. E pasatj të kujtohesh për ata që të kanë marrë diçka me patëdrejtë dhe përmes saj kanë tentuar të ndërtojnë jetën e tyre. Nuk është e lehtë miku im, edhe pse edhe unë do dëshiroja të mos e vishja këmishën e hakmarrjes.
Shumë e bukur dhe shumë fillozofike.
Per ato qe thone se hakmarrja eshte shume e shume me e vogel se falja. Eshte me se e vertete. Por kjo eshte e vertete per ato qe kane nje qellim per tu bere njerez te mire duke synuar prefeksionin. FALJA eshte institucioni me i larte per gjinine njerezore qe se bashku me dashurine bejne qe bota te priret drejt te mires. Falja jo vetem e te mirave materiale qe ke, por kryesorja eshte falja e nje te keqeje qe dikush te ka bere. Prandaj falja se bashku me dashurine jane shtyllat kryesore ku mbeshtetet Kristianizmi. Jo nje fjale e pergjithshme qe une e fal tjetrin, por une ja fal te keqen tjetrit ,ja fal Jezusit qe ta gjykoje vete perendia kete te keqe qe me kane bere. Ka nje hendek te thelle falja sipas doktrines kristjane me ate qe predikon islami. Falja sipas kristianizmit eshte e plote pa kushte qe ja kam falur Jezusit, kurse sipas islamit une fal vetem kur te marr hakun tim. Vendosni ne balance keto dy qasje dhe vereni se kush e sjell paqen boterore. Keto jane probleme besimi ndaj perendis , ketu fillon cdo gje. Eshte udheheqes i keq i gjinise njerezore Ai qe eshte ateist. Kjo eshte thene nga shkrimtari me i madh francez i gjithe koherave Viktor Hygo. Dhe me qe jemi ne France iluministi dhe ideologu Didiroi nje armik i betuar i monarkise dhe klerit, qe thoshte qe me zorret e njerit ti varim gjithe te dytet, Ai ne momentet e fundit te jates ka thene: Perendine edhe nqfse nuk egziston duhet ta krijojme. Per te perfunduar duhet te themi edhe ate me kryesoren, uraten qe Jezusi u mesoi Apostujve si ti luten Zotit hyit te gjith pushtetshem. ……………………….. Buken tone te perditshme falna sot E ndina Ne fajet e mekatet tona Si i ndime Ne fajtoret tone …………………………… Pra je i falur para perendise aq sa i ke falur ti ato qe te kane bere keq. …………………………..
Nuk falet maskarai. Ne mungese totale te drejtesise hakmarja mbetet rruga e vetme.
Kush është ky Baçi? Mos është ai ithtari i kryehajdutit e kryevrasësit të Shqipërisë, që hakmerret deri me zhbërje fizike edhe kundër atyre që mendojnë ndryshe nga ai? Nëse s'të mjafton lëkura jote, zor të të nxjerrë në dritë lëkura e tjetrit, dhe, me lëkurën e tjetrit ke zgjedhur fatin të bëhesh si ai. Ata që marrin në mbrojtje të urryerit dhe zbukurojnë portretin e tyre janë edhe të këqij se vetë e keqja sepse u japin votat për të ushtruar pushtetin e të neveritshmëve. Sa më bukur të shprehesh në dobi të ndyrësirave aq më e madhe është pesha e fajit kundrejt viktimave të tyre.