LIBRI I DITËS: "Libri i vogël i BITCOIN-IT"- Si kriptomonedhat dhe blockchain po revolucionarizojnë botën e financave

3 Janar 2026, 18:58Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Libri i vogël i BITCOIN-IT"- Si

Parathënie nga Michael Saylor

Një udhëzues financiar nga një ekspert për të kuptuar

teknologjinë, potencialin dhe efektet revolucionarizuese të kriptomonedhave

Ne "Libri i vogel i Bitcoin-it', themeluesi dhe ortaku menaxhues i SkyBridge Capital. Anthony Scaramucci, ofron një udhëzues gjithëpërfshirës për të kuptuar tronditjen që po përjeton industria financiare si rezultat i shfaqjes dhe rritjes së rëndësisë se teknologjisë së aseteve digjitale. Ky libër mbulon gjithçka nga konceptet bazë deri te ndikimet që financa e decentralizuar ka mbi industrinë financiare dhe shoqerinë në tërësi.

Në këtë liber, lexuesit do të mësojë për.

Hash-et, blockchain-et, prodhimin e Bitcoin-it, dhe mënyrën se si keto tre procese punojnë si një orkestër për të bërë të mundur pjesemarrjen globale ne kripto

Bitcoin-in si "ari digjital", ngjashmëritë dhe dallimet e tij me kriptovaluta të tjera si Ethereum

Tregtimin e kriptomonedhave të ndryshme si atyre më të njohura, ashtu edhe atyre më pak të njohura përmes platformave të centralizuara si Binance dhe platformave te financës se decentralizuar (DeFi) si Uniswap

Teknologjinë premtuese që mundeson legjitimitet te anonimizuar, të quajtur "zero-knowledge proof", dhe mënyrën se si funksionon ajo.

"Libri i vogel i Bitcoin-it është një udhëzues thelbësor dhe i perditësuar për asetet digjitale dhe teknologjitë e lidhura me to, qe u vlen te gjitheve, nga menaxherët e fondeve të investimeve e deri te investitorët e rinj individuale, të cilet kërkojnë të kuptojne dhe të përgatiten për botën e re të financave.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR

TITULLI: "Libri i vogël i BITCOIN-IT"

KATEGORIA: Shkenca shoqërore dhe zhvillimi individual 

/mapo/

Lini një Përgjigje