Ora më unike në Ballkan/ Ja historia e veçantë e Sahatit të Gjirokastrës

3 Janar 2026, 08:40Kulturë TEMA
Ora më unike në Ballkan/ Ja historia e veçantë e Sahatit

Në vitin 1968, sahati i Gjirokastrës u soll nga qyteti i Shkodrës. Po në këtë vit u ndërtua edhe Kulla e Sahatit.

Ora fillestare kishte një diametër prej vetëm 70 cm dhe, për përmasat e qytetit të Gjirokastrës, fusha e saj ishte e vogël dhe mezi dallohej. Për këtë arsye, u punua për zgjerimin e fushës së sahatit, një proces që kërkoi ndërhyrje të kujdesshme dhe mjeshtëri të veçantë.

Këmbana e sahatit daton në vitin 1940, duke i dhënë kësaj ore një vlerë të veçantë historike. Pas disa ndërhyrjeve të tjera në kullë ndër vite, u pa e nevojshme që fusha e sahatit të zmadhohej sërish, deri në një diametër prej 2.5 metrash.

Me këto përmasa mbresëlënëse, ora e Kullës së Sahatit të Gjirokastrës konsiderohet unike dhe nuk ka të ngjashme në gjithë Ballkanin. Ora kurdisej një herë në javë, sipas traditës së kohës.

Një rol kyç në historinë e kësaj ore ka pasur Ajdin Loloci, i cili po në vitin 1968 punoi për zgjerimin e fushës së sahatit dhe është personi që ka prekur për herë të parë akrepat e Sahatit të Gjirokastrës.

Ai është kujdesur për mirëmbajtjen e saj ndër vite dhe sot, që ora ka rifilluar të funksionojë, për Ajdin Lolocin ky moment përfaqëson një emocion të veçantë, një lidhje të rrallë mes njeriut dhe një simboli të qytetit.

Sahati i Gjirokastrës nuk është thjesht një orë që mat kohën, por një dëshmi historie, pune dhe pasioni njerëzor. A.K./TemA

5 Komente

  1. j
    joel shkodra

    Cila ishte arsyeja qe ia moren Shkodres dhe ia sollen Gjirokastres kete sahat?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Michael Barbullushi

      Ora ju duhet njerezve punetore. Shkodraneve nuk ju duhet ora. Jane vetem per te ndenjur kembekryq dhe pet te ngrene mut.

      Përgjigjjuni
      1. j
        joel shkodra

        Po keta "njerez punetore" si kishin punuar deri me 1968 pa ore?

        Përgjigjjuni
    2. Z
      Zylo

      Nuk ishte shurate , urdheroi komandanti lexhendar

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beno

        Gjirokastritet edhe oren e kishin bere te vogel per te kursyer,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje