Nuk e kam menduar veten në politikë/ Lea Ypi: Nuk thuhet asnjëherë “jo” për të ardhmen

2 Janar 2026, 09:34Kulturë TEMA
Nuk e kam menduar veten në politikë/ Lea Ypi: Nuk thuhet

Shkrimtarja Lea Ypi la të hapur mundësinë për angazhim politik në Shqipëri, pavarësisht se për momentin jeta e saj është e ndërtuar në Britaninë e Madhe.

E pyetur për këtë temë në një intervistë në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Ypi tha se njeriu nuk thotë asnjëherë jo për të ardhmen. “Mendoj që ne të gjithë jemi të angazhuar në politikë, në kuptimin e pushtetit. Latinët kishin një shprehje që thoshte “ars longa vita brevis”. Pra arti është i gjatë, jeta është e shkurtër. Pushteti politik ka jetën shumë të shkurtër dhe ka atë energjinë që merr në atë jetë të shkurtër shumë të madhe dhe krijon një iluzion plotfuqie. Unë mendoj që ndoshta dhe kjo vjen dhe nga qasjet dhe nga ato leximet politike që kanë bërë filozofia, apo filozofët politikë që më interesojnë dhe një reflektim që në fakt pushteti që ushtrohet në këtë mënyrë nuk është e vetmja formë pushteti”, u shpreh ajo.

“Pushteti merr forma të ndryshme dhe nuk kam domethënë deri tani, nuk kam ndonjë interes ose ndonjë ambicie që të ushtroj pushtet në kuptimin e vendimmarrjes të këtij të këtij aspekti, të vendimmarrjes institucionale, sepse mendoj që ka forma të tjera në të cilat njeriu kontribuon në shoqëri dhe ne të gjithë kemi këtë rol dhe të gjithë marrin pjesë në mënyrat që dimë dhe mund të bëjmë dhe nuk është e thënë se dikush që është intelektual i mirë apo gazetar i zoti është edhe politikan i mirë.  Kështu që unë nuk e di, nuk e kam menduar veten në politikë. Njeriu nuk thotë asnjëherë “jo” për të ardhmen, por për momentin kam prioritet librat, shkrimin, angazhimin me lexuesit. As nuk dua as t' hap as mbyll”. 

5 Komente

  1. K
    Kola

    Nuk do behesh KURRE kryeministre! Femer shterpe, me origjine te huaj, marksiste. Je femra idealr per tu kontrolluar nga te huajt por populli nuk do te doje kurre!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetar i zakonshem

      Nuk besoj të kesh lexuar ndonjë libër të Lea Ypit. Edha sikur t'a kesh lexuar ndonjë, duhet t'a dish që librat e sajë nuk janë për cilindo. Për t'i kuptuar duhet një nivel i caktuar kulture filozofike pa të cilën nuk kupton asgjë. Kujdesu për shëndetin lëre Lea Ypin pa e koment.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Komentuesi

      E njifka Kola vallahi,????!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. .
        ....foli dhe kola ....

        .....mer ilacet dhe pastro haurin o gjytyrym

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dedalus

          Yp xhixhi!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje