Siç është bërë tashmë traditë, mbrëmjen e kaluar u mbajt koncerti i fundvitit nga kori “Lira”, i cili solli për publikun korçar një atmosferë festive përmes një repertori të përzgjedhur muzikor, duke e shndërruar koncertin në një “kartolinë” tingujsh për këtë fundvit.
“Koncerti zgjon pasuri emocionale për dëgjuesit dhe kujton nivelin artistik profesional të interpretimit”, u shpreh Pandi Bello, Dirigjent i Korit “Lira”.
“Këto këngë i këndojmë me gjithë shpirt sepse i do populli. Duartrokitjet e zjarrta të publikut na bëjnë ne ti këndojmë edhe më shumë”, tha Llazi Balashi, këngëtari i korit.
Publiku e priti koncertin me duartrokitje të gjata, duke vlerësuar nivelin artistik dhe emocionin që përcolli kori “Lira”.
Kori “Lira”, i vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, interpretoi këngë tradicionale, serenata, pjesë lirike dhe popullore, duke dëshmuar edhe një herë pasurinë e repertorit të tij me mbi 100 këngë. A.K./TemA
Lini një Përgjigje