Sipas IKTK ka pasur rritje të konsiderueshme të ndërhyrjeve për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

1 Janar 2026, 09:35Kulturë TEMA
Sipas IKTK ka pasur rritje të konsiderueshme të ndërhyrjeve

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, duke u uruar shqiptarëve Vitin e Ri, renditi edhe arritjet gjatë vitit 2025, ku janë regjistruar rritje historike në ndërhyrjet në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Viti 2025 pati 309% më shumë projekte në restaurim dhe konservim se sa viti 2024; 363% më shumë investime në objekte pasuri kulturore krahasuar me 2024; 223% më shumë monitorime dhe inspektime në site arkeologjike krahasuar me 2024.

Gjatë vitit 2025 u shpallën 5 Qendra Historike dhe Ansamble Urbane të reja: Lini, Rabdishti, Elbasani, Peshkopia dhe Konispoli. Gjithashtu nisi Programi i Rijetësimit të Kullave, objekte të shpallura Monumente Kulture, në 4 qarqe: Lezhë, Kukës, Dibër dhe Shkodër. Ky program përfshin restaurimin, rijetëzimit e zhvillimin e sipërmarrjeve si bujtina, qendra kulturore e muzeale.

Ndër restaurimet e kryera nga IKTK-ja mund të përmenden ai i Manastirit të Spilesë, Gjirokastër, Kisha e Shpërfytyrimit në Herbel të Dibrës, Kisha e Shën Mërisë në Bishqethëm të Lushnjës, Banesa e Angonatëve, e Ficove, Ura e Niçës në Pogradec, Sarajet e Myfti Beut në Libohovë, Xhamia e Allajbegisë në Dibër, Termat dhe Nimfeu i Bradasheshit, si dhe u realizuan shumë gërmime arkeologjike, inspektime, trajnime e kërkime shkencore. A.K./TemA

Lini një Përgjigje