Gonxhja: Muzeu Arkeologjik i Durrësit drejt përfundimit

31 Dhjetor 2025, 17:20Kulturë TEMA
Gonxhja: Muzeu Arkeologjik i Durrësit drejt përfundimit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi dje se Muzeu Kombëtar Arkeologjik në Durrës është në prag të përfundimit të ndërhyrjeve restauruese dhe ekspozuese.

Gonxhja thekson se mbi 2,400 objekte shumë shpejt do të ekspozohen në pavijone tërësisht të reja, me ndriçim dhe kushte bashkëkohore.

Në kuadër të këtij imvestimi është rikonceptuar edhe oborri i Muzeut për t’u shndërruar në një mjedis tërheqës për vizitorët, aktivitete kulturore dhe edukim.

Ministri nënvizon se muzeu do të kthehet në një pikë referimi për studiuesit dhe dashamirësit e historisë, si edhe një nga atraksionet kryesore kulturore të Durrësit. A.K./TemA

Lini një Përgjigje