LIBRI I DITËS: "Kërkimi i Historisë" nga John Tosh- Si e kuptojmë të kalurën për të kuptuar të tashmen

31 Dhjetor 2025, 16:21Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Kërkimi i Historisë" nga John Tosh- Si

John Tosh është historian britanik dhe profesor emeritus i Historisë në Universitetin e Roehampton-it dhe anëtar i Royal Historical Society. Ai njihet si historian që beson se studimi i historisë është pjesë përbërëse e të kuptuarit të së tashmes, se e kaluara na mëson për të ardhmen dhe se do të ishte mirë ta merrnim parasysh këtë.

Kërkimi i historisë, si hyrje klasike në studimin e historisë, e fton lexuesin të vëzhgojë dhe të shqyrtojë disa nga pyetjet e saj më themelore:

Cili është qëllimi i studimit të historisë?

Si e njohim të kaluarën?

A ekziston një e vërtetë historike objektive dhe a mund ta arrijmë ndonjëherë atë?

Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve themelore, Tosh-i argumenton se, pavarësisht nga përshtypja e fragmentimit që është krijuar kohëve të fundit nga postmodernizmi, historia është një disiplinë koherente që ende mban gjurmët e origjinës së saj të shek. XIX.

Diskursi i John Tosh-it është i kthjellët dhe tërheqës, çka e bën këtë botim të përshtatshëm për çdo lexues, për studentët, si dhe për hulumtuesit.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL

TITULLI: "Kërkimi i Historisë"

KATEGORIA: Shkenca shoqërore dhe zhvillimi individual 

Lini një Përgjigje