Gjirokastër/ Objektet e Trashëgimisë Fetare më të vizituarat

1 Janar 2026, 11:38Kulturë TEMA
Gjirokastër/ Objektet e Trashëgimisë Fetare më të

Në qarkun e Gjirokastrës, objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare kanë qenë pjesë e rëndësishme e agjendave turistike gjatë këtij viti, duke shënuar interes të lartë nga turistët vendas dhe të huaj. Kishat, xhamitë, monumentet e kulturës dhe sitet historike të zonës janë vizituar gjerësisht, duke e kthyer turizmin kulturor dhe fetar në një nga pikat më tërheqëse të këtij qarku.

“Kryesisht vendet më të vizituara të cilat i përkasin dhe Trashëgimisë Kulturore janë, Xhamia e Pazarit, Kisha e Labovës së Kryqit të cilat janë monumente të kategorisë së parë”, u shpreh Drejtori i DRTK, Ardis Duka.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, ky interes i shtuar lidhet me promovimin e vazhdueshëm të këtyre objekteve, restaurimet e kryera dhe përfshirjen e tyre në guidat turistike.

“Kemi një rritje të shtuar të vizitorëve kryesisht të huaj”, tha ai.

Drejtori i DRKT-së  Ardis Duka thekson se trashëgimia kulturore dhe fetare mbetet një aset i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e identitetit historik të zonës. A.K./TemA

1 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Te thexosh se bourdheloxhamija e pazarit ishte nga me te vizituarat nga turistat e huaj!!!!! kjo te ben te cqiesh bithen......!!!!!! O Zot cfare tjeter do te na shohen site..... bourdheloxhamija e pazarit the best!!!! hahahaha ????????????????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje