LIBRI I DITËS: "KATËR STINË, dhimbje dhe dashuri"- Një udhëtim emocional pa kufij që lë shenjë në zemër dhe mendje

1 Janar 2026, 15:40Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "KATËR STINË, dhimbje dhe dashuri"-

"Katër stinë, dashuri e dhimbje" një roman që nuk kërkon lexues, por bashkëudhëtarë

Të lexosh romanin "Katër stinë, dashuri e dhimbje" është një përvojë e ndërlikuar, sidomos kur njeh autoren. Ndërlikimi nuk vjen nga stili, por nga tundimi për ta gjetur atë vetë në secilin personazh. A është ajo një nga vajzat? Apo fshihet në psiken e ndonjë mashkulli që përpiqet të kuptojë dashurinë përmes dhimbjes? Lexuesi endet në këtë lojë të pasqyrave ku asgjë nuk është e qëndrueshme dhe asgjë nuk ka emër të vetëm.

Romani, në thelb, nuk ka kufij, as moshë, as vendndodhje, as gjini. Historitë që rrjedhin nëpër katër stinët janë të përba-shkëta, si një pronë emocionale që i përket kujtdo. Dhimbja, da-shuria dhe heshtja ndërthuren si elemente të një realiteti që na detyron ta shohim jetën pa iluzione. Ashtu si vdekja është pjesë e jetës, në këtë roman kupton me forcë artistike se dhuna është, paradoksalisht, pjesë e paqes një kontrast i nevojshëm për të li-ndur ndjenjën e plotë.

Romani i parë i Titikës duket si një valvul emocionale që sapo është hapur: një shpërthim i parë që paralajmëron thellësi më të mëdha në veprat që do të vijnë. Ai të lë me ndjesinë se çdo perso-nazh është një fragment i shpirtit të autorës, por i shpërndarë në trupa, zëra e stinë të ndryshme.

Në fund, lexuesi ndalet për të reflektuar mbi fjalët që qëndrojnë si një bast i heshtur: "Kur ta mbaroni, konsiderojeni si një bast që kam të drejtë... ose edhe mund të humbas. E rëndësishme është që mbërritët në fund të historive."

Një bast që, në të vërtetë, nuk humbet kurrë sepse kush arrin në fund të këtij romani, ka fituar një përvojë emocionale që e ndërron mënyrën se si ndjen, si kujton, dhe si dashuron.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL

TITULLI: "KATËR STINË, dhimbje dhe dashuri"

SHTËPIA BOTUESE: Botimet Jozef

1 Komente

  1. T
    Titika

    Faleminderit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje