LIBRI I DITËS: "Maksima"- Skutat ku të fshihesh janë të shumta, ndërsa shpëtimi një i vetëm...

11 Tetor 2025, 20:12Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Maksima"- Skutat ku të fshihesh janë

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Shtëpi botuese: Uegen

Çmimi: 800 Lekë

Sa fat qenka të kuptosh se toka mbi të cilën po qëndron nuk mund të jetë më e madhe se dy këmbët që ka përsipër.

E si mund ta gëzojmë botën po nuk u futëm brenda saj?

Skutat ku të fshihesh janë të shumta, ndërsa shpëtimi një i vetëm, por ka kaq mundësi shpëtimi aq sa janë dhe skutat.

E kemi objektivin, por jo mënyren: ajo që ne quajmë mënyrë s'është veçse hezitim.

Sjellja e keqe vazhdon të na imponohet, të miren e kemi vetë.

Me ta futur brenda vetes, e keqja s'kërkon më t'i besosh.

Mendimet e fshehta me të cilat ti fut brenda vetes të keqen nuk janë tuajat por të së keqes.

E mira, në njëfarë kuptimi mbetet e pangushëlluar.

Lini një Përgjigje