LIBRI I DITËS: "Streha e Krishtlindjes"- Një rrugëtim i ndjeshmërisë dhe zemrës së thyer por plot shpresë!

16 Dhjetor 2025, 17:56Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Streha e Krishtlindjes"- Një rrugëtim i

Në moshën tridhjetedyvjeçare, zemra e Kimbërly Rozit është thyer aq herë, sa nuk e mban mend më. Me dy fejesa të dështuara, një divorc dhe tanimë e vetme dhe pa asnjë dritë në fund të tunelit, Kimi duket se “nuk plotëson asnjë kusht” për të pasur sukses në jetë. E trembur se mos tani duhet të kalojë edhe një Krishtlindje tjetër vetëm, ajo regjistrohet në një konferencë letrare në hotelin “Streha e Krishtlindjes”. Gjithashtu, ka fjalë se në atë konferencë do të jetë i pranishëm edhe shkrimtari i saj i parapëlqyer dhe Kimi nuk do ta humbasë rastin për t’u njohur me të.

Një ditë, ajo njihet me një shkrimtar tjetër të ri, një burrë i zgjuar, i cili duket po aq i interesuar për Kimin, sa edhe për konferencën. Teksa Ziki e ndihmon të zbulojë pse libri i saj është i dështuar, ajo pyet veten nëse në të vërtetë ai nuk e ka fjalën për librin, por për jetën e saj. Ndërkohë, edhe vetë Ziki ka pasiguritë dhe dështimet e tij në jetë. Mbi të gjitha, ka një të fshehtë për të cilën nuk guxon të rrëfehet... Ashtu si letërsia, edhe marrëdhëniet njerëzore duhen jetuar me pasion dhe ndjeshmëri, që të jenë të suksesshme e jetëgjata.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL

TITULLI: "Streha e Krishtlindjes"

AUTORI: Richard Paul Evans

SHTËPIA BOTUESE: Botimet Living 

ÇMIMI: 1.200 Lekë

1 Komente

  1. A
    ABAZ ALIU TOMORR

    KURBAN BAJRAMI KUR ESHTE ,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje