
AQFSHF më datë 17/12/2025 në orën 11:00 do të organizojë për të gjithë të apasionuarit seancën e radhës të klubit të filmit “Mësojmë nga e kaluara” me temë "Vitet e para: Filmi, Arkiva, Historia".
Ky klub filmi është shumë i rëndësishëm për edukimin e masave popullore me trashëgiminë antikomuniste të Shqipërisë.
Aktiviteti vjen si bashkëpunim i Autoritetit të Dosjeve dhe Arkivit të Filmit dhe është një reflektim për kinemanë komuniste shqiptare dhe përpjekje për “të ndriçuar të vërtetën e shtrembëruar nga propaganda komuniste”- shkruhet në komunikatë ndër të tjera.
Aktiviteti, për të gjithë ato që duan të shkojnë, organizohet te Kinema "Drita" te Arkivi Qendror i Filmit në Rrugën "Aleksandër Moisiu".
A.K./TemA
Lini një Përgjigje