Rama: Pranimi i Lahutës në UNESCO është një prej sukseseve më të mëdha të Ministrisë së kulturës e turizmit

15 Dhjetor 2025, 08:52Kulturë TEMA
Rama: Pranimi i Lahutës në UNESCO është një prej

Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.

Një nga thesaret më të çmuara të identitetit tonë kulturor, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, është tashmë pasuri botërore.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi dje, gjatë podkastit “Flasim”, se “ky është një nga sukseset më domethënëse të Ministrisë sonë të Kulturës e Turizmit, në mbrojtjen e promovimin e identitetit tonë kombëtar e kulturor”.

Rama tha se arti i prodhimit te lahutës, i të luajturit e të kënduarit me të, është shpallur zyrtarisht pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore Jomateriale të UNESCO-s, në listën që kërkon mbrojtje urgjente.

Kryeministri kujtoi se dosja e përgatitur sipas standardeve më të larta të UNESCO-s u dorëzua në mars 2024, ndërsa falënderoi për punën të gjitha ata, që u përfshinë me pasion në këtë proces.

Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërja e lahutës përfaqësojnë një element thelbësore të identitetit në hapësirën shqiptare rurale të kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej që nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Eposi i Kreshnikëve dhe balada të traditës shqiptare veriore, në duart e lahutarit kanë shprehur në shekuj virtytet e trimërisë, qëndresës, nderit, besës dhe mikpritjes. A.K./TemA

4 Komente

  1. E
    Ermal

    Lahuta nuk eshte pranu ne Unesco, por eshte futur ne listen e objekteve te rrezikuara qe duhet te mbrohet nga shteti shqiptar. Lahuta eshte futur ne trashegimine boterore si pjese te Serbise dy tre vjet me pare. Rama, mashtrues ordiner.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nastradini

      Shumë njerëz ngatërrojnë guslën me lahutën, pra padiskutim që Rama eshtë legen ose më mirë është legeni i Lindës, por ti nuk je i saktë.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ja mban !

      Ne foton ilustruese: Nje kafshe e kenaqur qe ka shqyer nje kafshe tjeter po tret ushqimin duke u argetuar me nji hark te prodhuar diku andej nga vendet Veriore te shpelles.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

        Motërqir, tradhëtar, hajdut, sharlatan dhe mashtrues. Njësoj si Sali kërma. Shisni patriotizëm dhe duar të pastra, por kalbeni në korrupsion, prostitucion dhe tradhëti. Kur ishte për të luftuar për lahutën në UNESCO dhe pikturën Luftëtari Shqiptar, në heshtje , pa lëvizur as gishtin, ja le Serbisë. Tani mashtron, sikur ke ndonjë meritë. Shet sapunin për djathë dhe do po shkon me shpejtësi në thellësitë më të pista të mizerjes dhe prostitucionit njësoj si pabuksi i Viçidolit që nuk la qen antishqiptar pa e shkërdhyer dhe prostitutar. Jeni një pasqyrë e 1914 si Esad Pasha dhe Haxhi Qamili.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje