Vijnë festat dhe për Vlorën (VIDEO)

14 Dhjetor 2025, 12:51Kulturë TEMA
Vijnë festat dhe për Vlorën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të atmosferës festive nga qyteti i Vlorës, ku dritat shumëngjyrëshe dhe pema e Krishtlindjes janë kartolina mikpritëse festive në prag të festave të fundvitit.

Atmosfera festive e krijuar nga zbukurimet dhe dritat shumëngjyrëshe do ta shoqërojë këtë muaj gjithë qytetin, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Vlorës, por edhe vizitorëve të ndryshëm.

Në çdo qytet të Shqipërisë ndjehet atmosfera e festave gjatë këtij muaji, ku sheshet dhe rrugët e qyteteve të vendit janë dekoruar me pemën e Krishtlindjes dhe dritat vezulluese.

Gjatë ditëve të dhjetorit në sheshet kryesore të qyteteve po zhvillohen aktivitete të shumta festive, me muzikë dhe performanca të ndryshme, që do të kulmojnë në natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor.

Përgjatë gjithë muajit dhjetor në këto sheshe janë hapur edhe panaire dhe shtëpiza nga bizneset me produktet bio të zonave ku jetojnë, duke i dhënë hov edhe ekonomisë lokale. A.K./TemA

1 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Ca Kristlindie feston Vlora e 90% muslimon brothers!?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje