PIKTURA E DITËS: "Peizazh"- Pasqyrim i qetësisë vjeshtore nga mjeshtri Agim Jaupaj

13 Dhjetor 2025, 14:33Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Peizazh"- Pasqyrim i qetësisë

Ky peizazh i bukur nga Agim Jaupaj shfaq një skenë qetësuese buzë liqenit, ku një shtëpi e vogël me çati druri qëndron pranë bregut të gjelbëruar.

Dy figura në një varkë të thjeshtë ndodhen në qetësinë e momentit, ndërsa pemët me gjethe në ngjyra të ngrohta vjeshte shtojnë një atmosferë harmonike dhe të ngrohtë. Reflektimi i qetë në ujë dhe ngjyrat e ndritshme krijojnë një ndjesi paqeje dhe lidhjeje të thellë me natyrën.

Agim Jaupaj piktori nga Librazhdi, nuk i është ndarë pasionit të tij për pikturën edhe pse në moshë pensioni.Shtëpia e tij i përngjan një galerie arti. Në çdo cep të saj ka të ekspozuara punimet e gati gjysmë shekulli.

Numëron mbi qindra punime. Një pjesë të mirë ai i i ka mbajtur të fshehta gjatë regjimit komunist pasi pasqyronin tematike të ndaluara për kohën siç ishin pikturat nudiste.

Në telajo ka hedhur edhe bukuritë natyrore të zonës së Librazhdit. Veç pikturës Agim Jaupaj për dekada ka shërbyer në arsim si mësues vizatimi në shkolla të ndryshme të zonës. Suksesi i nxënësve të tij thotë se i sjell gëzim të madh.

Nuk e mendon asnjë çast të shkëputet nga arti ndaj thotë se e jeta e tij ashtu si edhe nisi do të përfundojnë mes ngjyrave, duke pikturuar në qytetin e vogël buzë Shkumbinit që e frymëzon çdo ditë e më shumë.

1 Komente

  1. j
    joel shkodra

    Pjesa e shtepise me çati druri dhe personazhet ne barke, per te cilat flisni ne fillim te shkrimit, jane jashte fotos qe keni botuar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje