LIBRI I DITËS: "Ditari i Noelit"- Një udhëtim emocionues për të kaluarën, faljen dhe dashurinë e vërtetë!

13 Dhjetor 2025, 16:40Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Ditari i Noelit"- Një udhëtim

Autori më i shitur i romancave, Xhejkob Çerçer, nuk ka qenë në shtëpi për thuajse njëzet vjet. Kur i telefonon një avokat, pak ditë para Krishtlindjes, për ta informuar se e ëma është ndarë nga jeta dhe ia ka lënë atij shtëpinë, Xhejkobi kthehet jo vetëm për të marrë pronën, por për t'u pajtuar me të kaluarën, dhimbjen dhe abuzimin që kishte përjetuar në fëmijëri.

Ndërsa sistemon shtëpinë gjen një ditar. Xhejkobit I shkon edhe një vizitore e papritur, Rejcelli, e cila kërkon nënën biologjike.

Me një qëllim të vetëm, për të zbuluar të kaluarën dhe për të rishkruar të ardhmen, Xhejkobi dhe Rejcelli fillojnë të kërkojnë Noelin. Gjatë rrugës gjejnë më shumë nga sa imagjinonin, duke përfshirë mirësinë, faljen dhe mundësinë për të jetuar dashurinë e vërtetë.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL

SHTËPIA BOTUESE: Botimet Living 

ÇMIMI: 1.200 Lekë

Lini një Përgjigje