
Një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të Europës, një prej eksporteve më të mëdhenj kulturore të Francës sot është dhe Michel Houellebecq.
Ai është një shkrimtar që ka ngjallur gjithmonë polemika, një shkrimtar i cili ka thyer tabu dhe ka prekur tema të tilla provokative si Islami, prostitucioni dhe politikisht korrektja.
Houellebecq ka disa libra dhe vetëm para disa vitesh doli në treg ai që u përfol se do të ishte libri i tij i fundit “Asgjësim”.
Le të flasim pak për veprën e tij. Ai e filloi karrierën si shkrimtar me « Thërrmijat elementare », një rrëfim për dy vëllezër të ndryshëm dhe të ngjashëm, ky rrëfim i ndërthurur me mjekësi dhe seksualitet i ra si bombë borgjezisë franceze. Më pas ai gjeti sukses me “Serotonina”, “Nënshtrimi”, “Platforma” e të tjera.
Te Houellebecq vihet re një pesimizëm i skajshëm për qënien njerëzore, një cinizëm për të ardhmen e njeriut dhe një përbuzje për narrativat e mëdha si paqja apo dashuria, një prirje e personazheve të tij është hedonizmi dhe një tallje me islamin si dukuri moderne e Francës. Pikërisht te « Nënshtrimi » ai imagjinon një Francë ku në pushtet është një parti myslimanësh dhe gjithçka është kthyer përmbys.
Gratë mbajnë ferexhe dhe në universitete shkojnë vetëm burrat. Censura bën kërdinë dhe xhamiat janë në krye dy hapash. Franca ka rënë! Kjo është distopia, makthi që na bën të përjetojmë Houellebecq.
Ai nuk është islamofob, ai thjesht bën diagnozën e sëmundjeve si hubris që kanë kapluar Europën. Ai është një njohës i madh i shpirtit modern, pavarësisht se tema e tij e diplomës (mbi Lovecraft) tregon se ai mbetet një intelektual klasik dhe shpirt i vjetër.
Libri i tij “Nënshtrimi”, përkthyer mjeshtërisht nga Edit Dibra për “Skanderbeg books” duhet lexuar, midis të tjerave, dhe për humorin e tij fantastik dhe imagjinatën.
Lini një Përgjigje