Shkrimtari dhe tregimtari Ramiz Gjini vjen para lexuesit me përmbledhjen “Katundi mes malesh”, një libër me 15 rrëfime ku pesha nuk qëndron te ngjarja në vetvete, por te stili si mënyrë rrëfimi.
Libri hapet me rrëfimin “Trokitjet” dhe mbyllet me “Shajni”, duke krijuar një hark ku jeta dhe tejbota, kujtesa dhe harresa, dashuria dhe mungesa ndërthuren në mënyrë të natyrshme.
Në rrëfimin titullar, “Katundi mes malesh”, ironia e autorit shpaloset përmes figurës së zyrtarit Stefan K., i cili ka një katund “në letra”, por që nuk ekziston më në realitet.
“Katundi mes malesh” vjen si një mozaik rrëfimesh që afrohen e largohen si hapa, por që në fund krijojnë një tërësi të lidhur nga një zë i qartë autorial. Është një libër që nuk ofron zgjidhje të gatshme, por mban lexuesin të mbërthyer deri në fund, duke e lënë me ndjesinë se çelësin e fundit të rrëfimit e mban vetëm autori.
edhe ramiz ose ramut dhe Gjin sikur nuk tingëllon mire
Ca o ki autochthonous i bastardhum...Ramazan dhe Gjini!?