Fundjavat dhe ditët e festave në Korçë janë shndërruar në një ngjarje magjike, ku tingujt e muzikës tradicionale dhe energjia festive krijojnë një atmosferë të paharrueshme për banorët dhe vizitorët.
Banda frymore “FanFara Band”, koncertet festive dhe serenatat korçare kanë mbushur rrugët e qytetit, duke i dhënë ngjyrë dhe jetë kësaj periudhe të festave të fundvitit.
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive, duke theksuar se FanFara Band, së bashku me muzikën tradicionale dhe koncertet festive, do të shoqërojnë qytetarët dhe turistët gjatë fundvitit.
Ai ka shtuar se këto aktivitete do të mbushin Zonën Këmbësore dhe Sheshin e Pazarit të Vjetër, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për kënaqësinë e të gjithëve që kanë mbushur qytetin këtë dhjetor.
“FanFara Band, koncertet festive dhe muzika tradicionale do të shoqërojnë atmosferën e fundvitit në Zonën Këmbësore dhe Sheshin e Pazarit të Vjetër, për kënaqësinë e banorëve dhe vizitorëve të shumtë që kanë tejmbushur qytetin edhe këtë dhjetor”, shkruan Filo në postimin e tij.
Me këtë atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, Korça vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse për festat e fundvitit, duke ofruar një përvojë të paharrueshme për të gjithë ata që e vizitojnë.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje