Në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) u shfaq filmi i radhës kushtuar Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Për mbrëmjen e djeshme u përzgjodh për t’u projektuar filmi “Lulëkuqe mbi mure”, i regjisorit Dhimitër Anagnosti, prodhuar në vitin 1976. Ky është realizimi i tretë kinematografik që ekranizohet i restauruar prej Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) në Kinemanë Verore të DPA-së, si pjesë e repertorit të filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur në kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit.
Një ditë më parë ishte vetë drejtori i DPA, Ardit Bido, i cili ftoi adhuruesit e kinematografisë shqiptare, të ndiqnin shfaqjen e radhës në kinemanë verore.
Bido tha se këto filma u vlejnë veçanërisht të rinjve për të cilët Lufta e Dytë Botërore është shumë larg, 80 vjet më parë.
Kjo është një formë se si DPA rrëfen një epope të rëndësishme të kombit shqiptar, siç është çlirimi i atdheut, me një seri filmash që do të zgjasin deri në muajin nëntor. atsh/A.K./TemA
Lini një Përgjigje