Lura, perla e maleve shqiptare/ Shtatë sy të kaltër me qerpikë të gjelbër

28 Gusht 2025, 21:26Kulturë TEMA
Lura, perla e maleve shqiptare/ Shtatë sy të kaltër me

“Shtatë sy të kaltër me qerpikë të gjelbër”…duhet të jetë ndër simbolikat më të goditura për këtë vend të mrekullueshëm. Lura është quajtur si perla e maleve shqiptare.

Historianë të huaj, kalimtarë e udhëpërshkrues, i ka lënë pa mend kjo bukuri e rrallë. Austriaku Stinmestz shkruan se “Pamja nën shkëmbin e Kunorës është kaq e këndëshme sa s’ka shoqe në tërë Shqipërinë”, ndërsa një mjeshtër projektesh sportive, që kishte ardhur të shihte këndej thotë se “për dy ditë isha në Zvicrën e Shqipërisë, aty ku Zoti ka falur shumë, ndërsa njeriu ka punuar pak”. Ndërsa aty nga viti 1908 Edit Durham do të shënonte në ditarin e saj se “kur dola në Qafë Lurë, pashë një fushë kaq të bukur, që nuk e kisha parë në asnjë vend të Ballkanit”.

Mbi 1800 metra ndodhet Guri i Neshtës, një shkëmb interesant, ndër shekuj prej andej janë shembur miliona metër kub gurë, këtu gjindet dhe Lerasi ku dëbora është gjithëstinore, një çudi më vete kjo. Poshtë Gurit të Neshtës vijnë një pas një liqenet e bukur të Lurës, ose “sytë e kaltër” të natyrës. Më duhet t’i përshkruaj këto liqene si të ishin para 15 vitesh në ekosistemin e plotë të tyre.

Më i moçmi është Liqeni i Madh, rreth 8 ha, i veshur dikur rreth e rrotull me pisha. Në të tri anët e tij ka lëndina dhe kodrina të ngritura butas, kurse nga perendimi mali vjen e ngrihet thiktasi. Ç’mund të bëjë këtu dorë e njeriut, me motele e hotele, ngrehina alpine për rrotull tij dhe ato që mund të shtrihen me panela mbi ujët e pastër si këtu; rreth e qark ka burime uji të pijshëm.

Një ditë ajo doli, mori pasqyrën dhe filloje të krihej, pastaj veshi këmishën. Kola i fshehur diku, tërhoqi litarin e lidhur në këmishë dhe e zuri të bukurën e liqenit, për ta çuar në shtëpinë e tij. Pas një kohe lindi djalë, por ajo nuk fliste. Dikush e mësoj Kolën, të tentonte të therte djalin, në atë momet “e bukura e liqenit” bërtiti fort. Ajo i tha Kolës që të priste një vit, atëhere të mirat do të vinin pa masë.

Dhe ra e vdiq bashkë me djalin duke e nemun Kolën. Nuk e dij se si e ka mbledhur këtë gojëdhënë pasardhësi i Koçekëve, por sa herë kaloj m’atanë më duket se më shungullon në veshë ajo legjendë e hershme, të duket vetja se je në pritje të daljes nga uji të ndonjë zane!…

Në jug të Liqenit të Madh vjen Liqeni i Bruçit, me një pamje përrallore nga sipër ku shquan uji i kristaltë, rrethuar me pisha dhe ahe të lartë. Po nga jugu vijnë liqeni i Hotit, ata të Kallabës dhe pak më tej Liqeni i Zi, me ngjyrë tepër të kaltërt dhe i rrethuar me pisha të dendura e lëndina ku buron dhe ujë i ftohtë.

Nga liqenet lurasit marrin dhe ujin e bollshëm në dimër për të vënë në punë turbinat e dy hidrocentraleve të vegjël, njëri i shkatërruar tashmë, por që nuk para u qet gjë në dritë sa i përket furnizimit me energji elektrike, sepse ai që punon është i futur në rrjetin kombëtar.

Prej kohësh duhet të jetë banuar ky vend, ose së paku të ketë patur fushime, madje gojëdhëna thotë se ky vend ka qenë vendqëndrimi dhe përgatitjeje usharake për kalorës dhe kuaj, ndaj dhe i mbeti ky emër. Rrënojat duken dhe sot atje. Po sipas gojëdhënës Filipi i Maqedonisë kishte qytezën verore për përgatitjet e tij luftarake këtu, ndaj vjen dhe një poezi e Murat Toptanit, ku thuhet: “…dimrit në Selanik zbriste/ Verën në Mat-Dibër qiste/ Aty ku i thonë qytet/ Ku përpiqen malet dhe retë.

Afër këtyre lëndinave ndodhet qyteti i Varoshit, pranë kalsasë së Stelushit (Skëndërbeut). Zbulimet arkeologjike kanë nxjerrë një qytezë të vërtetë, ka mundësi që i biri i Filipit, Aleksandri i Madh, në kujtim të qyetëzës të të atit, i vuri emrin kryeqendrës së tij të re “Pela” afër Selanikut.

Këtu duket një gur i sheshtë disa metra katrorë, me një gropë ovale në mes, lurasit i thonë “dybeku i kafesë”. Mendohet se aty bluhej kafeja e Skëndërbeut. Ky vend këtu ka qenë dhe strehë e muhaxhirëve dibranë që ndiqeshin nga serbët. Prej këtu lurasit i merrnin në shtëpitë e tyre për t’i mbrojtur.

Largohem nga Lura, ne mes legjendave, dhe epjes luriane per ta pare vendin e tyre me ate krenarine e dikurshme. Por jo me kete rruge pa rruge si deri me sot. Ata presin qe “premtimet rotacionale” te mbahen ndonjehere dhe Lura te “mesyhet” si dikur ne kohet e arta te saj nga shtegtare vendas e te huaj, sepse siç shkruante Homeri shqiptar At Gjergj Fishta, “nese nuk e ke pare Luren zere se nuk ke qene ne Shqiperi”!…

 

3 Komente

  1. P
    PeDe-ja e Saleh-ut

    Se e boni Saleh-u si p... i Arngjitës. T'u ju'a dhënë PeDe-istave të vetë me bo hidrocentrale. Jo vetëm që nuk lanë pemë në këmbë. Por edhe rrugët i kanë privatizu. Po po rrugët që shkojnë nëpër male. Ato që i kishte bërë xhaxhi. Si ai i PeDe-s së Tropojës që i ka dal emri edhe me bandat e Tropojës. Dhe kemi një SPAK që bon sikur do me i kap (as rrjedhjen e pareve nuk bëjnë se direkt të çojnë tek xen-boronica dhe Gjita p....shtremta.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjergj Fishta I riu

      I ke prekur mire do belbezime por duhet te perforcohen me te vertetat. Kam ba nje pjese te ushtrise ne Arap te Luznise. Per çudi, ne krahe matan Murres jetonte nje popull me do veti te lashta. E gjithe Shqiperia i thote Pyll, ata i thonin pyllit PELLË. PELLA asht qyteti i Aleksandrit te Madhe afer Selanikut. Ne ate fshat gjendeshin Mazrekat dhe Gardhi i Poshtem dhe Gardhi i Eperm, ose Garda e Poshteme dhe Garda e Eperme. Aty ngrefeshin do çidhnak e thoshin se ISCANDERBEG asht djali i tyre, mirpo mua me dilte djale Muhurri sepse ne ate kohe kufijt(sinoret)ndaheshin UJE e me UJE. Kufijte e lashte kane qene lumenjt, Murra e Seta. Muhuri kishte emer Ilir, dikur te moçmit, degjuar me veshet e mi (DINE Faliu banor i Arapit i thoshte MOHER) e MOHER do te thote STOF LESH DHIE. Mirpo Emri i lumit MURRA qe ne latinisht do te thote AFER VDEKJES e kishte rrotulluar emrin Ilir, MOHER ne MUHURR. MOHER stofe lesh dhie perforcohej dhe vertetohej se gjysma tjeter e fshatit quhej FUSHA e QYRKUT ose FUSHA E MUHURRIT. Pra, njana vllazni e endete stofin, tjetra e bante qyrqe dhe konkuronte tregjet e kohes nga Bullgaria ne Rome. Si per çudi ketu kishte nisjen fisi BERISHA, gjeneral i ISCANDERBEG(dy vellezer) dhe nje histori(GOJEDHENE) "tradhtie", se gjoja nga fundi kur gati u munden e tradhetuan ISCANDERBEG. Une nuk e perkthesha si TRADHTI por nji zenke ne syte e popullit midis ISCANDERBEG dhe gjeneralit te tij BERISHA, qe jepte momentin e luftes se humbur. ISCANDERBEG i rrinte bindjes se duhet te arratisemi te gjithe per ITALI, kurse BERISHA i rrinte mendimit se mund te behemi dhe nen turk. Kete ka patur parasysh Ramiz Alia per ta mbyllur Enverin se qe nje ISCANDERBEG, i nxorri opozit nje BERISH. Alia ka qene marre me kulturen dhe i ka ndigjuar keto gjera. Kishte dhe te forta te tjera se po ne kete fshat ndodhej fisi ZHUZHI, dege trazhgimtare e drejt per drejt e deres mbreterore ANZHUINE te FRANCES. Prej kesaj te vertete çidhnaket u thonin muhurrakeve Llatensh, pra Latin. Ngacmimi vinte duke e perforcuar akoma te verteten se Lek Dukagjini e ka vendosur ne fillim KANUNIN: Nje i MIRE(fisem) i barabart me shtate te 'keqij' popull. Dhe ne kete kohe ne rast se nje çidhnak vriste nje muhurrak e drejta i jepte muhurrakut te vriste shtate çidhnak. Dikur malesaoret e shternguan Lek Dukagjinin dhe i thane se ne do te te vrasim se ti nuk je i FISEM, se babai jot ka qene nje bari dhe i lanun. Leka pyeti te amen(nenen) se ishte rrite jetim e ajo i tha: asht e vertet se çthote populli. Leka atehere e rrotulloi KANUNIN: i miri me te keqin nje per nje. E ne Diber, ne kete kohe mbeti Fodulli i Cidhnes nja per nja me Llatenshin(Latinin) e Muhurrit. Fodulli i Cidhnes vjene, nga se pjesa me e madhe e çidhnakeve vijne nga Shkodra dhe ruajne mendjemadhsine e fodullekun si shkodran. Kete e perforcone dhe thenja Cidhen e Gryke e Vogel, jane vella me Shkoder, midis Muhurrin e Luznin, ju lashim Perenine(zotin). Sepse Muhurri e Luzni kerkonin te rrinin me Vilajetin e Manastirit kurse Cidhne e Gryka e Vogel(shupenza) donin te rrinin me vilajetin e Shkodres. Pra Muhurri ka fise qe vijne nga qyteti PELLA i Aleksandrit. Ne rrafshen e PLLEUT mbi Muhurr jane gjetur vende ku shkrihej hekuri dhe baheshin shpata, pra kane qene vendosur Farketaret e ISCANDERBEG. Kam qejf te flasi(nxehet) ndonje çidhnak per keto materiale te marre nga libri: Hajdutet e komunizmit ne burgun e Bulqizes;

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ishte dikur por......vampiret

        Oranizata terroristes e dogji me dhjetra here.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje